• |
ide | kryesore

“Është një jashtëtokësor, Shqipëria ka një Hagi apo Stoichkov” Alban Bushi ngre në qiell talentin e Chelsea

Sport



Vetëm 17 vjec e me një ardhme të gjithën për të shkruar, Armando Broja ende nuk ka lënë gjurmë tek tifozët kuqezi, por e ka bërë pa asnjë diskutim tek tekniku i tij i përfaqësueses, Alban Bushi. Entuziast për grupin që ka në dispozicion, tekniku i shpresave ka evidentuar talentin e Chelsea, si të ardhmen e kombëtares kuqezi: “Është i ri, shumë i ri akoma, por nëse vazhdon me këtë ritëm, Shqipëria do të kenë një Hagi, Savicevic, apo Stoichkov po marr Ballkanin, por mund të shkojë edhe më tej në kontinent. Nuk dua të bëj krahasime të ekzagjeruara, por kur e sheh në fushë ngjan me jashtëtokësor. Jam i bindur se Broja do ta bëjë Shqipërinë krenar”.

Pjesë e përfaqësueses U 21 dhe me moshat e Chelsea, Broja po spikat edhe në kampionat me londinezët: në 4 ndeshje sulmuesi shkodran ka shënuar 5 gola, duke qenë protagonist dhe nën vëzhgimin e të gjithëve tek Blues. Edhe kundër Francës, pavarësisht humbjes, sulmuesi 183 cm i gjatë ka mbajtur gjithë peshën e ofensivës, kundër atyre që Bushi i quajtu më të fortët në botë për nën 21 vjecarët.

Pas katër golave të pësuar në miqësoren me Francën përfaqësuesja e Shqipërisë U21 duhet të ngrihet moralisht me shpejtësi, për të sfiduar në Niko Dovana Austrinë, në një ndeshje që ashtu si e pranon tekniku Alban Bushi në konferencën për shtyp është vendimtare për vendin e dytë në Grupin 3 të kualifikueseve për europianin. Natyrisht tekniku prêt një ndeshje krejt tjetër nga ajo përballë Francës, por ka bindjen se kuqezinjtë do të marrin rezultatin e duhur.

Shqipëria U21 në grupin 3 ka marrë vetëm dy pikë në tre ndeshjet e para, në të cilat ka humbur vetëm një, ndaj dhe ajo kundër Austrisë në 9 shtator është shumë e rëndsishme, me austriakët që kanë luajtur vetëm një ndeshjem të fituar 1-3 kundër Andorrës, kundërshtar ndaj të cilit skuadra e Bushit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *