• |
ide | kryesore

L’equipe: “Shqipëria, skuadra që i thyen këmbët Francës”

F1, Sport



Tre janë preokupimet e mëdha të kampionëve të botës sot në hapjen e sezonin në ndeshjen kundër Shqipërisë. Sipas gazetës së përditshme franceze “L’equipe” Franca vjen pas dy ndeshjesh të këqia, humbjes së marsit të kaluar kundër Holandës (2-0) në ndeshjen eleminatorë për Ligën e Kombeve, dhe humbjes ne Turi (2-0) në 8 qershor që është cilësuar nga trajneri Deshamp Si “Boshi: dhe nga presidenti i federatës si ndeshja më e keqe e gjelave në 20 vjet. E dyta është se formacioni i Deshamp ka tre mungesa të mëdha, Mbape, Kante dhe Pogba. Dhe e treta se që kur ish lojtari i Juventusit dhe Marsejës është në drejtimin e skuadrës me shqipërinë ai ka një bilanc jo fort të mirë, një barazim 1-1 në Renë, një humbje 1-0 në Elbasan dhe një fitore në dy minutat e fundit në ndeshjete e grupit të europianit France 2016 (golat e Grizman dhe Payet në kohën shtesë). Pikërishtë për këtë L’equipe e konsideron Shqipërninë si një komb “casse-pied”, pra që i thyen këmbët Francës.

Këtyre faktorëve, gazeta që ka botuar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave (shiko lart) i shton edhe faktin se Shqipëria është me skuadrën e saj të plotë. Që kur Edoardo reja ka zevendësuar Panuccin, Shqipëria ka rifilluar të mbrohet me 11 lojtarë thotë L’equipe. Por ajo citon edhe trajnerin e Shqipërisë të ketë thënë: “për ne gjëja më e rëndësishme është që të mos bëjmë gabime dhe të lëmë sa më pak hapsira të lira të mundshme. ne do të përpiqemi të përdorim kundërsulmet duke mos ndejtur 100% në mbrojte” ka thënë ai.

Megjithëatë, pavarësisht këto nota jo aq shumë pesimiste për kombëtaren tonë shpresat për një mrekulli, ndaj një France që i duhet patjetër vendi i parë në grup, janë të vakta. këtë e tregojnë edhe parashimimet e kompanive të basteve që gjenden në fund të faqeve të L’equipe. Fitorja e Francës sipas kompanisë “Betclic” (shiko poshte) e ka koficentin 1,10, barazimi 9, ndërsa fitorja e Shqipërisë, e pabesueshme……30.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. UUuuu. cfare perkthimiiiiii ?

    ”’ Shqipërninë si një komb “casse-pied”, pra që i thyen këmbët Francës.”’

    ‘ Casse-pied’ eshte shprehje qe perkthehet si shperhje dhe jo fjale per fjale ( me google translate) se nuk ka te njejtin kuptim .

    ahaha ‘ qe i thyen kembet ‘ …

    O katundaret e lapsit , paguani nje perkthyes te pakten .

  2. Casse-pied…e perkthyer ne shqip…do i sjelle probleme…do tentoje ta shqetesoje…ose ndryshe…do i krijoje dhimbje koke…do i caje trapin me demek….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *