• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë/ Vret me thikë kushërin pas një sherri banal

Lajme, Të fundit



Një përleshje fizike me armë të ftohta raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan.

Të përfshirë në këtë konflikt ishin dy kushërinj, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Shkak i kësaj ngjarjeje tronditëse është bërë një karrocë, e vënë para derës së shtëpisë së njërit prej tyre.

Viktima, shtetasi me iniciale F.K, i lindur në vitin 1977, ishte edhe fqinj me autorin. I ndjeri aktualisht ushtronte profesionin e kasapit, ndërsa më parë kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

 



1 Comment

  1. hashimi e edvini gjysmen e popullit po e vrasin gjysmen tjeter azyl.kuese po i mbajn avdylajt,grabovcat,frroket e azem sylat ,pra ter kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *