• |
ide | kryesore

“Non grata” në SHBA/ Në listë me Doshin, Llallën dhe Dakon hyn edhe një politikan i PSD-së rumune

Lajme, Planet



Ish kreu i Partisë Socialdemokrate aktualisht qeverisëse në Rumani, Liviu Dragnea, është shpallur publikisht “persona non grata” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, për shkak të akuzave që e lidhin “me përfshirje në akte të rënda korrupsioni”.

Në këtë mënyrë, Dragnea së bashku me dy fëmijët e tij, nuk do mud të shkelin në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ligji amerikan parashikon që kreu i Departamentit të Shtetit të njoftojë ndalime të tilla për zyrtarë të caktuar dhe familjet e tyre në kanale publike ose private. Fakti që në këtë rast u zgjodh rruga publike e përcjelljes së njoftimit, konsiderohet një sinjal i fortë që dërgohet nga Ëashingtoni për zyrtarët e shënjestruar dhe të tjerë që janë nën vëzhgim.

Në “filtrin” e DASH-it janë individë të veshur me pushtet dhe që konsiderohen si të përfshirë në afera të rënda korruptive në të gjithë rajonin e Ballkanit. Më herët, në rastin e Shqipërisë u shpallën “non grata” deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ish-kreyebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, si edhe familjarët e tyre.

Rasti i Dragneas dëshmon se fushata e SHBA-ve për verifikimin e aferave korruptive është shtritrë në të gjithë rajonin. Rumania është një prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Europian dhe PSD-ja në pushtet është parë si kërcënim për pavarësinë e gjyqësorit nga BE, DASH-i dhe mijëra gjyqtarë rumunë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *