• |
ide | kryesore

Qytetarët i zënë pritë Johnson-it: Negocio për Brexit-in, po luan me publikun

Planet



Zgjatja e përmbylljes së procesit të Brexit-it, shkaktoi irritim tek britanikët që prej majit, kur ish-kryeministrja Theresa May, u detyrua të dorëhiqej pas rrëzimit për tri herë radhazi në Westminstër të marrëveshjes së negociuar prej saj më Brukselin.

Megjithatë, edhe pas zgjedhjes së kryeministrit të ri, Boris Johnson, situata në Britani vijon të jetë kaotike. Johnson u shtrëngua të njoftojë skenarin e zgjedhjeve të parakohshme, pasi një grup ligjvënësish sfiduan qëndrimin e tij për të përmbylluar daljen e Britanisë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Por, rezistenca ndaj Johnson është hasur edhe në radhët e qytetarëve, të cilët ndihen nën trysninë e thellimit të pasigurisë për të ardhmen e vendit. Një qytetar teksa është ndeshur me kreun e ekzekutivit në qytetin e York Yorkshire të Morley, e ka akuzuar për “show”, ndërkohë që sipas tij duhet të ishte në Bruksel për të negociuar një marrëveshje.

Ju jeni duke luajtur lojëra me Parlamentin. Ju po luani lojëra me publikun. Ju duhet të jeni në Bruksel duke negociuar. Ku po shkojnë negociatat? Ku është? Ju jeni në Morley, në Leeds. Ju duhet të jeni në Bruksel.”- i është drejtuar qytetari Johnson-it.

 

https://www.youtube.com/watch?v=fSygWN-qMfY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *