• |
ide | kryesore

Rita Ora: Isha më e lumtur pa rrjete sociale

Paparazzi, Slider



Së fundmi ajo ka pranuar se jeta e vëzhguar nga syri i publikut dhe nën ndikimin e komenteve dhe mendimeve në rrjete sociale mund të jetë tepër e vështirë.

Gjatë lancimit të një linje të re këpucësh në Berlin, Rita ka folur po ashtu dhe për periudhën e jetës para kohës së Instagramit. Ndonëse tani këngëtarja është e lumtur që është një idhull për shumicën e fansave të saj, ajo ndihet mirë që mban mend se si është jeta pa rrjete sociale.

Ajo ka pranuar se duhet t’i kujtojë vetes që Instagrami nuk është jeta e vërtetë, në mënyrë që t’i marrë me sportivitet të gjitha komentet negative që mund t’i shkruajnë. Po ashtu Rita është shprehur se kur je i rrethuar nga njerëz që të duan të mirën dhe kur je i fortë, atëherë je në gjendje t’i ndash të dy botët.

‘Mendoj se bota ka ndryshuar përgjithmonë tani dhe jam me fat që kam jetuar dhe në një periudhë ku rrjetet sociale nuk kanë ekzistuar, dhe më vjen keq që fëmijët e sotëm nuk e njohin një pjesë të tillë.”-është shprehur mes të tjerash Rita. ‘Ndonjëherë thjesht duhet të ecësh me kohën dhe të kuptosh që nuk është jeta e vërtetë dhe duhet të mbash mend t’i ndash të dyja. Unë të paktën kështu e shoh.”-ka shtuar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *