• |
ide | kryesore

Rivaliteti i përjetshëm: fitorja në US Open do t’a çonte Nadal një trofe larg rekordit te Federer

Sport



Rafael Nadal do të përballet me Daniil Medvedev në finalen e turneut amerikan US Open, por spanjolli ka vuajtur shumë më tepër se mendohej për të thyer Matteo Berrettini në katër më të mirët. Ëndërra e Berrettini për tu bërë i parë Italian që luan turneun neëyorkese deri në aktin e fundit, është shuar pas 2 orë e 40 minutash.

Rafa Nadal është imponuar në tre sete: 7-6 (6), 6-4, 6-1. Në fakt, që pas daljes së 38-vjecarit Federer në cerekfinale, që u pasua nga tërheqja e Novak Djokovic për shkak dëmtimi, spanjolli është konsideruar favoriti i madh për të fituar trofeun e 19 madhor. Nëse Nadal mposht Medvedev, ashtu si bëri në Rogers Cup final në Montreal, do të jetë vetëm një trofe larg rekordit të Federer. Në rrugën e tij drejt finales spanjolli ka humbur vetëm një set, duke e bërë të vështirë për Medvedev, të mendojë ta mposhtë në finale. Berrettini ishte italiani i parë që arriti në gjysëmfinalen e US Open që nga 1977, por kaq nuk ka mjaftuar për të rrëzuar Nadal.

E megjithatë në finale duket se do të jetë një tjetër histori. Daniil Medvedev është sportisti më i ri finalist në një Grand Slam në 9 vitet e fundit e të dielën ai do të luajë për finale e 7 të vitit dhe të katërtën radhazi. Pika e fortë e rusit janë shërbimet dhe fakti që ka fituar 20 nga 22 ndeshjet që ka luajtur që nga Wimbledon e bën të besojë që mund tia dalë përballë Nadal, i cili ka lënë pas dëmtimet e shumta dhe në rast fitore të dielën do të ishte vetëm një Grand Slam larg Roger Federer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *