• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Zbardhet agjenda e takimeve të ekspertëve të Komisionit të Venecias

Lajme, Të fundit



Ekspertët e Komisionit të Venecias që kanë “zbarkuar” sot në Shqipëri, pas kërkesës që Kuvendi i Shqipërisë i adresoi për të marrë opinion në lidhje me kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, në çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, do të zhvillonjë takime edhe me përfaqësues të opozitës.

Lajmi u bë i ditur nga Partia Demokratike, që në një njoftim të shpërndarë për mediat thekson se opozita do takohet me ekspertët e Komisionit të Venecias më datë 10 shtator në orën 08:00 në ambientet e hotel “Rogener”, ndërsa përfaqësuesit nga radhët e PD dhe LSI-së do të jenë dy ish-deputetët,  Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Delegacioni që pritet të qendrojë në Shqipëri deri më 11 shtator do të zhvillojë takime në Kuvend dhe në Kryeministri. Po kështu, ekspertët do të takohen edhe me kreun e shtetit, për të dhënë një opinion të mirëformuluar pas bisedimeve me të gjitha palët.

Lidhur me lajmin e mberritjes se eksperteve te Komisionit te Venecias ne Shqiperi, disa media, duke iu referuar nje axhende te paperditesuar, kane njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do te takohet me opoziten. Ne te vertete, takimi me PD dhe LSI eshte planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, ne Rogner. Perfaqesues te opozites ne takim do te jene Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”-njofton zyra e shtypit e PD-sëshk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *