• |
ide | kryesore

Video / Skandal në Paris, francezët luajnë gabim himnin shqiptar

Kryesore, Sport

Incident sportivo-diplomatik në Paris në vigjilje të sfidës mes Francës e Shqipërisë. Në Stade de France tifozët dhe lojtarët kuqezi janë befasuar nga tingujt e himnit kombëtar që duhej të luhej para ndeshjes. Në vend të himnit kombëtar të Shqipërise është luajtur ai i Andorrës, që ka indinjuar stafin e kombëtares, duke vonuar minuta të tëra fillimin e ndeshjes.

Por ironia nuk ka mbaruar këtu. Pasi  himni ynë është gjetur, spikeri i stadiumit ka kërkuar ndjesë dhe i ka ftuar tifozët të dëgjojnë himin e …Armenisë.

Mësohet se e gjitha ka qenë një ngatërresë e zbuluar nha media sportive franceze, RMC Sport. Federata franceze ka një shërbim protokoll që bashkëpunon ngushtë me marketingun në menaxhimin e organizimit të një takimi ndërkombëtar, miqësor ose zyrtar.

Himnet të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marrin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhur dy e-maile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e ketij vendi.

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy e-maile dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marrë asnjë masë. Trajneri Deschamps deklaroi se gabimi me himnin nuk duhet të ndodhë më ndërsa dhe vetë Presidenti francez i ka kërkuar ndjesë Edi Ramës, ndjesë e cila është pranuar nga kryeministri i Shqipërisë.

©Lapsi.al

8 Comments

  1. jan tallur franqezet ne qelbesirat e edvin kristaqis janatullos rames.mir kur nuk e kan shuar himnin e BRSS ose te milladinit babai te edit.

  2. Veprim i qellimshem per te acaruar shqiptaret, asnjehere nuk na ka dasht Franca.
    Ne te pakten qelluam disa plumba kunder pushtuesve gjermane, kurse francet u dorezun ne kohe rekord

  3. Thjesht turp, dhe kur te vine francezet ne Tirane vejini himnin e Algjerise. Nqs nuk e beni robt ku ti keni o milet pa bole

  4. Federata shqiptare duhet te beje note proteste ne komitetin e uefa -as. Hymni Gabin shkatoje tek lojtaret nje ndjeje perçmimi e cila ndikoi shume ne gjendjen e tyre shpirterore, gje qe i beri te jene pa motiv dhe te frenuar. Mendoj se frança e ka bere me qellim. Fshf. Minmum duhet te kerkojne perseritjen e ndeshjes. Jane gjera qe nuk mund te tolerohen. Imagjinoni sikur te kish ndodhur me Angline osé Gjermaine. Nuk do ishte çudi qe uefa ti jepte fitoren ne tavoline skuadrave te ketyre vendeve. Meqe Shqiperia eshte vend i vogel, ata kane menduar se: hë se nuk jane u var kush ketyre…Veprim i ulet e me qellim…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu