• |
ide | kryesore

Tjetër aksident në Korçë, motorri përplas të moshuarën (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës, ku një motorr ka përplasur një të moshuar teksa po kalonte rrugën.

Nga informacionet paraprake, mësohet se e lënduara, në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit. Deri tani, nuk është bërë ende e ditur nëse dihet është kryer shoqërimi drejt Komisariatit i drejtuesit të mjetit.

Më herët ditën e sotme, u shënua një tjetër aksident në qendër të qytetit të Korçës, ku një mjet përplasi një motorr, drejtuesi i të cilit ka marrë plagë të lehta.

Si shkak i aksidenteve mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë, pasi Korça është përfshirë së fundmi nga reshje të dendura shiu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *