• |
ide | kryesore

Video/ Brazili bllokohet, por Neymar është ‘zjarr’: gol e asit pas tre muajsh pa prekur fushën

Sport, Video



Neymar është në një formë të shkëlqyer, pavarësisht se nuk luan një ndeshje zyrtare prej tre muajsh: sulmuesi i Psg, në qendër të zërave të merkatos për gjithë verën, kthehet të luajë ndeshjen e parë që nga dëmtimi i pësuar në kombëtare kundër Katar, duke rrëmbyer menjëherë rolin e protagonistit në miqësoren me Kolumbinë.

Numri 10 i Selecao ka dhënë asist për golin e avantazhit të Casemiro, në zhvillimet e një goditje këndi, por mbrëmjen e madhe e kompletoi me golin e barazimit 2-2, pas një krosimi të ulët nga Dani Alves. Brazili gjen kështu liderin e tij dhe Tite mund të jetë i kënaqur në pankinë.

Ndoshta, dicka për tu rregulluar në mekanizmat e mbrojtjes, që lejuan të pësojnë dy gola të Luis Muriel: sulmuesi i Atalanta shënoi golin e parë me penallti e pastaj me një të djathtë precise, në assist të Duvan Zapata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *