• |
ide | kryesore

Video/ Franca gaboi himnin, Shqipëria ndeshjen: poker i Gjelave në Stade de France

Sport



Një ndeshje pa histori, ose më saktë një ndeshje historia e të cilës u vendos që në minutat e para. Franca u imponua 4-1 në një sfidë të vendosur nga gabimi i teknikut Edy Reja me preferencën për Roshin si të majtë në mesfushen me pesë. Vendosën Coman dy herë e Giroud e në fund Ikone, duke e vënë Shqipërinë tashmë në situatë delikate kunder Islandës të martën. Gol simbolik ai i Cikalleshit me penallti në fundin e kohës së rregullt.

Gol pas 8 minutash dhe evidenca se Roshi nuk ishte lojtari i duhur për rolin. Coman ndëshkoi kuqezinjtë, që rrezikuan shpejt të pesonin të dytin, duke e detyruar Rejan të ndryshojë krahët e Hysaj me Roshin. Por gjërat nuk u rregulluan, sepse po nga krahu i fierakut erdhën rreziqet dhe goli i dytë. Këtë herë gabimi ishte total dhe Hernandez mund të shërbente lehtësisht për Giroud. Mund të shkonte edhe më keq, sepse Griezmann humbi penalltinë për 3-0 në një aksion që erdhi po nga krahu i Roshit. Edhe goli i tretë i Coman nisi po në një aksion në të djathtë ku Roshi linte krejtësisht vetëm Ismajlin. Gjelat dominuan mund të rrisnin ndjeshëm kuotën e golave, që Strakosha e Ismajli e frenuan sa mundën, por që në inkursionin e Ikone në të 84 ishin të pafuqishëm.

Shqipëria bëri fare pak, në dy inkursione të Roshit, që bën të vlejë karakteristikat që ka. Asnjë goditje në portë me aksion, edhe pse Gjasula i dha një lloj stabiliteti mesfushës. Mungoi inisiativa, ndërtimi i aksioneve dhe imponimi në anët e Lloris, që mund ta bënte Francën të kishte kujdes prapa. Goli i Cikalleshit me penalltinë e fituar nga vetë sulmuesi në minutën e 90 vlen për statistikën e për të mos e mbyllur ndeshjen e Lloris pa një goditje në portë.

Ajo që u duk qartë ishte se diferencat ishin shumë të mëdha për të shpresuar në ndonjë mrekulli. E për fat, Deschamps nuk kishte Pogba, Mbappe e Kante. Tani kundër Islandës të martën duhet një Shqipëri krejt ndryshe për të qëndruar në lojë.

 

 

.

 

 



3 Comments

  1. Ne jemi të mirë veç për korrupcion dhe vjedhje, për gënjeshtra e manipulime, për trafikim droge dhe rrahje grash. Prandaj jemi aty ku jemi. Në çdo fushë të jetës, shkencë apo kulturë, media apo sport kemi dështuar dhe mbetëm mediokër. (Modeli jonë është Italia o Greqia, dy haletë e Europës)
    Në futboll humbim dhe përherë do humbim se nuk hyjmë në lojë të fitojmë, por të mos humbim. Pastaj fajet na i ka traineri i cili është fajtor vetëm pse s’ka guxim të na thotë hapur se jemi batakçinj, njerëz që fare s’u bën përshtypje flamuri, himni, kombi apo mëmëdheu. Me mentalitetin tonë të qelbur kurrë nuk do fitojmë se nuk dimë të mobilizohemi as për kombëtaren sepse s’kemi ndjenja kombëtare. Jemi një grumbull arixhinjsh pa din e iman, që s’e bëjnë dot një vatan, ashtu siç e ka bërë gjithë bota.
    Kosova nuk luan me frikë; ajo hyn në lojë të fitojë, të nderojë veten dhe kombin. Ndaj dhe fiton!

    PS
    S’e marr vesh gjithë atë zhurmë për hymnin e Andorrës. Mendoni që dikujt iu bë vonë pse u ngatërrua himni?! Apo veç gjejnë arsyetime për inferioritetin kombëtar të përfaqësueses së arixhinjve. Fatkeqësisht, në kohën kur e gjithë bota po lë gjurmë në historinë e njerëzimit, ne mbetëm të vegjël…

  2. Nuk eshte e mundur!E kush pa,Franca,ne te cilen Edvini yne,Skenderbeu I Elises,ka mahnitur Parisin! Si nuk e njihkan francezet atdheun e Edvinit?!…Apo,mos ndoshta,Edvini I cudirave,duhet te kete prezantuar nje tjeter origjine te tijen para francezeve?! Edvini e konsideron veten,nomad,bohem te perjetshem…ky ka qene me siguri burimi I ngaterreses!…
    Te rrofshin Edvin,lapsat me ngjyra ne xhepin e xhaketes! Te fala madame Vorpsit(ish-kubistes) ne Paris!….

  3. Cudi si i paskan mundur hajdutet kaq shume, s’paskan patur pike mishire, Apo s’ka meshire per hajdutin? meshira ka vetem ne Shqiperi dhe ne PS e TOM DOSHIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *