• |
ide | kryesore

Video/ Pesëmbëdhjetë ndeshje pa humbje: Kosova përmbys edhe Republikën Çeke

Sport, Video



Nuk ka kufij për atë që kufij nuk i ka vendosur vetes: pasi ka fituar grupin në Nations League për Kosovën e Challandes është koha e lavdisë: dardanët kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje, duke thyer 2-1 Republikës Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri”, për kualifikueset drejt Euro 2020. 15 ndeshje pa humbje për Kosovë, që vendos nën presion Anglinë, pikërisht përballë përballje direkte.

Çekia kërkoi të bënte surprizën, duke marrë avantazhin pas një çerek ore lojë, me finalizimin e Patrick Schick. Por goli nuk i rrëzoi kosovarët, të udhëhequr nga Vedat Muriqi, gjithnjë e më shumë protagonist. Sulmuesi i Fenerbahce po kalon moment të artë dhe barazimi është pikërisht meritë e tij, që në të 20 i jep shpresë dhe bindje Kosovës se mund tia dilte.

E kështu, për t’i shkuar një hap më afër kualifikimit në EURO 2020, shërbeu goli i Mërgim Vojvodas në minutën e 66-të, pas asist të Valon Berishës, që nuk i la asnjë mundësi portierit cek. Eufori dhe ndërgjegjësim se kjo skuadër ka shumë për të thënë e po shkon e sigurtë drejt përfaqësimit në finalet e një kompeticioni madhor: pa pesë futbollistë titullarë – Arbër Zeneli, Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli – skuadra e Bernard Challandes ia doli të fitojë, duke kërcënuar Anglinë për kreun e Grupit A.

Në katër ndeshje të zhvilluara, Kosova ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ndërsa sfidën më të madhe e ka të martën në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s” përballë Anglisë favorite. Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-off të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *