• |
ide | kryesore

F1/ Leclerc ngjyros me të kuqe Monzan pas 9 vitesh: Ferrari mund përsëri dy Mercedes!

Sport



Charles Leclerc ka fituar GP e Italisë, duke rikthyer një Ferrari në majën më të lartë të podiumit në Monza 9 vite distancë nga hera e fundit. Piloti nga principata ka triumfuar në përfundim të një gare të tendosur, në të cilën u desh të mbante pas me shumë vështirësi makinat Mercedes të Bottas e Hamilton, respektivisht në vendin e 2° e të 3°. Gara e cuar dëm nga Sebastian Vettel, që bëri një rrotullim rreth vetes në fillim, u penalizua dhe arriti finishin i 13°.

Ajo që u konfirmua në cirkuitin italian është se thatësira mbaroi. Pasi i dhuroi suksesin e parë sezonal Ferrarit në Spa, Charles ka kthyer në Maranello edhe fitoren më të rëndsishme, atë të GP të shtëpisë, që mungonte nga suksesi i Alonso në 2010. E bëri në përfundim të një gare të luftuar me Mercedes, në fillim me atë të Hamilton, pastaj me Bottas, duke mbërritur në finale me goma më pak të konsumuara se rivalët. Ashtu si në Belgjikë, piloti nga Monaco ishte fenomenal në rezistencën ndaj presionit, pavarësisht ndonjë gabimi (e paralajmërimeve nga ana e komisarëve të pistës), që kanë drithëruar jo pak skuderinë e kuqe.

Botërori vazhdon ti qeshë Lewis, pavarësisht një strategjie të gabuar nga Mercedes që i lejoi Bottas ta përfundonte garën para tij e ti rekuperojë 4 pikë (e Hamilton xhiro më e shpejtë). Garë e shkëlqyer për dyshen e Renault: vendi i 4° për Ricciardo, i 5° për Hulkenberg, vendosja më e mirë sezonale për të dy, në një vit jo pa arritje për skuderinë franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *