• |
ide | kryesore

Flamuri serb nuk fluturon dot me dron: tentuan hakmarrjen në “Fadil Vokrri”, arrestohen tetë tifozët çekë

Sport



Skenari i hakmarrjes me dron, mbeti në letër. Tentativa e tetë tifozëve cek, një prej të cilëve me origjinë serbe, për ti shkaktuar incidente Kosovës ashtu si ndodhi në 2014 me dronin shqiptar mbi stadiumin e Beogradit, dështoi pa sukses. Policia në Kosovë ka arrestuar tetë tifozët cek, që po planifikonin të ngrinin një dron në fluturim me një parullë pro-Serbisë, gjatë ndeshjes kualifikuese të së shtunës për Euro 2020 mes Kosovës e Republikës Ceke. Ministria e Jashtme e Cekisë ka konfirmuar se arrestimet janë bërë të premten dhe tetë personat, një prej të cilëve me nënshtetësi serbe, janë lëshuar të shtunën.

Federata Ceke e Futbollit ka bërë të ditur se gjashtë burrat dhe dy ferma janë arrestuar pranë kryeqytetit kosovar Prishtina, ku do të luhej ndeshja. Policia lokale, gjatë kontrollit të dy makinave me të cilat lëviznin, ka sekuestruar një dron, një flamur serb dhe një baner që shkrunte “Kosova është Serbi”, disa fishekzjarre dhe një thikë. Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008, por qeveria e Beogradit ka refuzuar të njohë sovranitetin e shtetit të ri.

Ka patur masa të larta sigurie rreth stadiumit ku zhvillohej ndeshja e Kosovës: tifozët mund të kishin flamuj, por shumë objekte ishin të ndaluara. Një grupim tifozësh, të njohur si Dardanet, kanë bërë thirrje që tifozët të tregojnë “maturi dhe vetëkontroll”, duke shtuar: “Cdo incident i mundshëm do të dëmtojë Kosovën.”

Popullësia e Kosovës është shqiptar dhe në tetor 2014, në kualifikueset e Euro 2016, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd është ndërprerë pasi një dron fluturoi mbi fushë. Droni kishte një flamur me hartën e Shqipërisë së madhe dhe shkrimin Autochthonous, që shkaktoi një sherr masiv mes lojtarëve të Shqipërisë dhe tifozëve serbë që vërshuan në fushë, gjë që u pasua nga vendimi i CAS për ti dhënë fitoren 3-0 në tavolinë kuqezinjve.

Duke e ditur ndjeshmërinë e kësaj pike, por edhe vështirësinë e ndeshjes tetë cekët tentuan ta bëjnë skuadrën e tyre të fitojë dhe të dënonin Kosovën, qoftë edhe duke i kthyer hakmarrjen për tetorin 2014, gjë që nuk u realizua dot.



1 Comment

  1. Nuk arriti Rusia t’u beje genocid ketyre bythqimave çekê bohemê….. dhe ta kapnin flamurin e serbeve pastaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *