• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ U arratis me bujë nga gjykata e Vlorës, arrestohet si grabitës në Greqi

Lajme, Të fundit



Policia greke bëri publike detaje të një operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarë që së bashku me 2 grekë ishin kthyer në tmerrin e karburanteve në zonën e Atikës. Ata kishin grabitur dhjetëra pika me armë. Të arrestuarit janë Mirel Kasaj, Erius Tafaj, Marinel Murataj, Dhionis Gjojdeshi, Roland Roshi dhe Ramadan Ramadani.

Për më shumë se 6 muaj banda kryente grabitje sistematike në karburantet e benzinës, parkime dhe shtëpi. Banda vepronte me 2 deri në 5 persona sipas rastit në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave greke, nën kërcënimin e armëve, thikave ose armëve elektrike ata sulmonin punonjës ose klientë. Në të gjitha grabitjet ata përdornin maska në fytyrë duke përdorur telefona celularë dhe karta SIM të regjistruara në emrat e personave që nuk ekzistojnë.

Por nga të gjithë të arrestuarit bie në sy një emër, Mirel Kasaj. Ai u bë i famshëm në Shqipëri për arratisjen nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës mëngjesin e 23 majit të një viti më parë. Ai iku me vrap nga salla e gjyqit pasi dëgjoi dënimin. I riu ishte arrestuar asokohe për trafik droge si dhe rrëmbimin e një personi. Kasaj ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Nga ajo kohë Kasaj ishte në kërkim. ©LAPSI.al

Image result for mikel kasaj

Image result for Mirel Kasaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *