• |
ide | kryesore

Google dhe Youtube gjobiten me 170 milion dollarë

F1, Stil



Google dhe kompania aksionet e së cilës zotëron, YouTube, të akuzuara për shkelje të ligjit, duke ekspozuar fëmijët me video të papërshtatshme apo për mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesëve, do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë për SHBA-në.

 Kjo u bë  e ditur nga  agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve (FTC) në një komunikatë zyrtare.
Në prill 2018, 23 organizatat për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe për mbrojtjen e fëmijëve kishin depozituar një ankesë tek FTC. Ato akuzonin YouTube për mbledhje të informacioneve personale të minorenëve (lokalizimi, aparati i përdorur, numri i telefonit) pa dijeninë e prindërve.

FTC-ja do të marrë 136 nga 170 milionë dollarë gjobë ndërkohë që 34 milionët e mbetura do të shkojnë për Ministrinë e Drejtësisë të shtetit të Nju Jorkut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *