• |
ide | kryesore

Hollanda rigjen një Gullit: djali i kampionit ‘oranje’ debuton me Under 19

Sport



Në panoramën e futbollit botëror shfaqet një tjetër emër tradite. Bëhet fjalë për Maxim Gullit, më të voglin e fëmijëve të Ruud, legjendë e Milan, PSV e Sampdoria. Talenti është vetëm 19 vjec, luan me AZ Alkmaar e ka debutuar tashmë mes profesionistëve në radhët e skuadrës së dytë të klubit. Përfaqësimiet e djaloshit nuk janë aspak keq, duke qenë se i kanë vlejtur grumbullimit nga tekniku i kombëtares hollandeze Under 19 e debutimin me fanellën oranje, pikërisht në sfidën kundër Italisë.

Prezencë që natyrisht nuk mund të kalonte pa vëmendje. Pak minuta në fushë, por që shërbyen për të kthyer në pas në kohë kujtimet, duke rritur shpresa të reja e ëndërra lavdie. Një tjetër Gullit përgatitet të shpërthejë. E ndërohë, i ati mjaftohet ta komplimentojë në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *