• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari kapet me 1 kg kokainë të pastër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Shpërndante në parkingjet midis Qendrës Rossini dhe fast-food-eve në zonë. Një kilogram kokainë e pastër, i është gjetur në shtëpi një shqiptari dhe i është sekuestruar nga karabinierët të komandës provinciale Pesaro dhe Urbino ditën e djeshme.

Në pranga ka përfunduar shtetasi shqiptar me iniciale M.B., ish-i dënuar 33 vjeç, banues në Santa Veneranda, ku jetonte së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijët e vegjël. Shpërndaje dhe posedim droge janë akuzat për shqiptarin, i cili ishte i papunë dhe i panjohur për regjistrin e taksave pavarësisht se jetonte në Itali prej 15 vjetësh.

DrogaPërveç 970 gram drogë, në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën edhe 10 mijë euro para të gatshme, të konsideruara të ardhura të paligjshme, dhe të gjithë setin e drogës, si peshoren precize dhe lëndën përzierëse.

Shqiptari u kap dhe bllokua nga karabinierët mesnatës e së premtes në makinën e tij pak pasi kishte shpërndarë drogë në parkingun në pjesën e prapme të restorantit Amerika Graffity, në rrugën mes lagjeve. Sapo i kishte shitur dy doza kokaine një blerësi lokal për 200 euro.

Kontrollet e mëtejshme në makinën e shqiptari dhe më pas në shtëpinë e tij në zonën e Santa Venerandës, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike të plotë, ku përgatiteshin dozat dhe të fshehur mirë në një objekt jashtë ndërtesës.

Kapja e kësaj sasie droge është një nga më të mëdhatë e muajve të fundit në Pesaro. Karabinierët e njësisë hetimore të departamentit operativ kanë çmontuar kështu një treg të lulëzuar për shitjen e pluhurit të bardhë në territor.

Aktiviteti ilegal u zbulua pas një monitorimi intensiv të periferive të qytetit. Mes parkingeve të makinave të hipermarketit Rossini Center, të Mc Donald dhe të kinemasë Metropolis, ata vunë re disa lëvizje të dyshimta.

 Takimet e shpejta mes drejtuesve të disa makinave që pakoheshin për disa sekonda afër shqiptarit, bënë që karabinierët të konstatonin se në ato takime shitej kokainë e pastë në doza prej 100 euro secila.

Operacioni nisi menjëherë më pas dhe disa kilometra larg, sapo u bë shpërndarja në anën e pasme të fast food America Graffity. Shqiptari dhe blerësi u bllokuan menjëherë. Pastaj, nga kontrolli i ushtruar ndaj shqiptarit, dolën disa doza të tjera të gatshme për shitje.

më tej në shtëpinë e tij në Santa Veneranda, karabinierët kanë gjetur sasinë e madhe të kokainës dhe paratë. Kokaina ishte e fshehur në një depo jashtë apartamentit, e ndarë në pako të ambalazhuar ose gjysmë të hapur gati për përzierjen dhe përpunimin.

Sasia e sekuestruar e drogës e përgatitur dhe e shpërndarë në këtë provincë do i kishte siguruar shqiptarit një shumë prej 250 mijë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *