• |
ide | kryesore

Mediat franceze zbulojnë arsyen e ngatërrimit të Himnit të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Incidenti i ngatërrimit të himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës ka qenë kolektiv dhe jo vetëm i Federatës Franceze të Futbollit. Ndeshja Francë-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 filloi 7 minuta me vonesë pasi në fillim kur kombëtarja shqiptare e futbollit duhet të këndonte himnin e saj, në sfond u shfaq himni i Andorrës pa u ndërprerë. Më pas vijoi ai francez ndërkohë tifozët shqiptarë në “Stade de France” duke e marrë si provokim të rëndë nisën të ofendonin dhe fërshëllenin.

Por e gjitha ka qenë një ngatërresë që ndodhi në një nga stadiumet dhe shtetet më të rëndësishme të botës. Arsyet i ka zbuluar media sportive franceze, RMC Sport. Federata franceze ka një shërbim protokoll që bashkëpunon ngushtë me marketingun në menaxhimin e organizimit të një takimi ndërkombëtar, miqësor ose zyrtar.

Për sa u përket himneve të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marrin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhur dy e-maile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez.

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy e-maile dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marrë asnjë masë. Trajneri Deschamps deklaroi se gabimi me himnin nuk duhet të ndodhë më ndërsa dhe vetë Presidenti francez i ka kërkuar ndjesë Edi Ramës, ndjesë e cila është pranuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Por një gafë e dytë e cila ka mbetur e pashpjeguar, e pajustifikuar është se Shqipërisë nuk iu kërkua falje në fillim, por spikeri tha “I kërkojmë falje Armenisë”. Duke bërë që tifozat kuqezinj që ndodheshin në “Saint Denis” të shpërthenin në fishkëllima dhe fyerje.



2 Comments

  1. Ajo ka qene e qellimshme per te c’ekulibruar lojtaret e kombetares ton per ti demoralizuar,dhe kjo u pa me humbjen e thelle .Sepse federata Franceze i bie qe te kete punesuar per organizimin e ndeshjes -Dhijare-te pa shkolle ,qe nuk merrnin vesh nga futbolli qe nuk e dinin se me ke do luanin.Jo -Kjo ka qene 100% e qellimshme.

  2. Vatius trapius! Cmendim kane frankofonet e shumte qe ndodhen ne Shqiperi?! Po ata qe kane marre urdherin “Kalorësi i Legjionit të Nderit” u ndjene ndonjecik krenare?!

    Tung…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *