• |
ide | kryesore

Mesfushori i Chelsea rrihet për vdekje: “Thyeja këmbët”

Sport



“Break his legs, break his legs”. “Thyeja këmbët”: e këndonin vazhdimisht dhe rrezikuan ta bëjnë vërtetë. Danny Drinkwater ka përjetuar momente të vërteta terrori brenda Chinaëhite club në Manchester: mesfushori në pronësi të Chelsea e tani tek Burnley, që në 2016 u shpall kampion i Anglisë me Leicester, është rrahur për vdekje nga gjashtë persona, duke përfunduar me fytyrën e dëmtuar rëndë dhe probleme në një kavilje.

The Sun, tabloidi anglez, ka publikuar ekskluzivisht fotot e lojtarit të plagosur dhe ka mbledhur dëshmitë e atyre që kanë qenë prezent gjatë agresionit: me sa duket Drinkwater, i dehur, ka provuar të bëjë për vete të dashurën e një tjetër futbollisti që ishte në lokal, afrikano jugorit Kgosi Nthle, mbrojtës i Scunthorpe United (League Two, divizioni i katërt anglez).

Në këtë pikë debati ka degjeneruar, Drinkwater është flakur jashtë lokalit dhe aty ka pësuar agresionin, në të cilin vetë Nthle nuk ka marrë pjesë. “Kishte gjak kudo – ka rrëfyer një dëshmitar për The Sun – E dinin që ishte një lojtar i Premier League e i hidheshin qëllimisht mbi kavilje për ta dëmtuar”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *