• |
ide | kryesore

Pas Pjetrit dhe Kajmakut zbulohet emri i kryebashkiakut të radhës që ka fshehur të kaluarën

Lajme, Të fundit



Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku nuk do të jenë të vetmit kryebashkiakë të futur në “listën e zezë” të sulmeve të opozitës për shkak të problemeve të tyre me dekriminalizmin. Prej kohësh ne rrethet mediatike flitet se shumë shpejt do të dalë një tjetër emër i zgjedhur në 30 qershor dhe që ka pasur probleme me ligjin në të kaluarën.

Portali dosja.al shkruan se të hënën Partia Demokratike do të publikojë dokumente për Mark Babanin, kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës.

Ishte Partia Demokratike që denoncoi fillimisht Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit të kryetarit të bashkisë së Shkodrës. Më pas u publikuan dokumente për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Për të kanë nisur hetimet nga Prokuroria. ©LAPSI.al

Featured image of article: Plas “bomba’ e radhës, një tjetër kyebashkiak i PS i dënuar? Çfarë do të ndodhë nesër
Mark Babani



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *