• |
ide | kryesore

“Po çmendem që nuk jam titullar”: Ter Stegen sfidon Neuer për pankinën e Gjermanisë

Sport



I nominuar për cmimin Fifa The Best si portieri më i mirë i sezonit të kaluar, Marc-André Ter Stegen në Kombëtare është gjithnjë nën hijen e Manuel Neur, titullar i padiskutueshëm kur dëmtimet e lënë të qetë. “Sigurisht, më bën të cmendem kjo situatë. Bën më të mirën e nuk je aty ku duhet të jesh – ka shpjeguar numri 1 i Barcellona për T-Online -. Sidoqoftë me kohën mendoj se kam gjetur një përgjigje. Kam fiksuar prioritetet e mia. Dua të kem sukses dhe objektivi im i madh është të jem titullar i Kombëtares, por jo me cdo kusht. Futbolli është një gjë, por humanizmi është më i rëndësishëm”.

Ter Stegen është i padiskutueshëm në kuadratin e portës së Barcellona, por kjo nuk ka mjaftuar të spostojë Neuer nga hierarkia. Në fakt, portieri i Bayern Munchen përpara se të goditej nga dëmtime të njëpasnjëshme konsiderohej portieri më i mirë në botë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *