• |
ide | kryesore

Rudi Vata kërkon largimin e Mavraj, kosovari replikon me ironi: “Unë njoh vetëm një Vata…”

Sport

Franca ka lënë pasoja të forta jo vetëm mbi moralin e lojtarëve, por edhe në atmosferën brenda dhomave të zhveshjes e ajrin që thithet rreth saj. Një lojë nën ton, shumë gabime, pak gjëra për të shpëtuar e polemika, që nuk duket se i shërbejnë askujt në këtë moment. Mes ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata e Mërgim Mavrajt replikat në distancë janë bërë të forta. Kosovari ka zgjedhur të jetë ironik në përgjigje të deklaratës së shkodranit, i cili u shpreh pas ndeshjes Shqipëri-Francë, se Mavraj duhet të largohet nga Kombëtarja.



Pak fjalë, por me shumë kuptim, për të goditur drejt e aty ku synonte. Mavraj edhe në postimin e tij në “InstaStory”, ka qenë i drejtëpëdrejtë si gjithnjë, pa e humbur dozën e ironisë që e karakterizon: “Unë vetëm një Vata njoh”.

Foto nuk lë hapësirë për interpretimit se bëhet fjalë për Fatmir Vatën që ka luajtur në Bundesligë. Sulmuesi shtatshkurtër ka veshur 17 herë fanellën e Shqipërisë, pa realizuar asnjë gol me kombëtaren, por nga të gjithë mbahet mend për grintën e tij në fushë edhe kundër atyre si Oliver Kahn.

4 Comments

  1. mavrajt ndoshta i ka ardhe koha te largohet sic pretendon r.vata.por problemi eshte se kush ta zevendesoj per kete vata nuk jep zgjidhje.une e kamnje ide origjinale;eshte nje serbomalazeze e quajtur sonja qe ishte aq e zonja saqe burrin e saje e kishte lene me kohe ne stol e nuk e aktivizonte kurre.ne saje te punes se saje ne fillimet e tije r.vata u afrua e u aktivizua ne ekipin e vllaznise e jo vetem.te gjithe e dine

  2. Nuk ka pse Mavraj te na tregoje kush eshte Rudi Vata nese ai nuk e njihka. E njohim ne si nga lojtaret me me peshe te kombetares Shqiptare kur ishte aktiv. Eshte fakt i pakundershtueshem se Mavraj duhet te vari kepucet sepse eshte e qarte qe nuk jep me. Ka nje paraqitje si nje kale i keput. I jemi mirenjohes per cfare ka dhene por eshte e qarte se nuk ka cjep. Eshte bere qesharak edhe me deklaratat e pambeshtetura me loje para ndeshjeve te rendesishme, jo do marrim pike jo mund te fitojme me Francen e terci e verci, sepse pastaj deshtojme shume keq. Skuadra nuk ka nje lider qe ti frymezoje e terheqi perpara. Jane te gjithe si pergjumshem pa iniciative personale ose veprimit si ekip.

  3. Fat Vata o gjigand!
    Kurse Rudi ben mire ta qepe gojen se nuk po e pjerdh njeri!
    Oj del ne skene trapi sa here humb kombetarja!
    Kur fitojme s’dihet ku jane Vata, Mneri, Bajko, Birçe, Mema dhe Hafizi……..
    E vendos trajneri kur dhe si do te ike Mergimi, o skocez Shkodre!

  4. Shume mire e paska thene Namyti Mero Llumi,me te cilin jam dakord ne cdo teme nacionaliste dhe kudner percarjeve qe komenton(Respekte)..
    Kisha aq respekt per kete Rudi Vaten deri sot, kur beri ate deklaraten idioteske.Te vetmen verejtje qe kisha per te, ishte tentativa e tij per tu bere trajneri i kombetares me hir e me pahir, dhe sa here vjen koha per te zgjedh trajner te ri kombetarja, ky i vogli Vata ( jo i madhi Fatmri Vata), vjen nga atje ku jeton ,duke iu duk vetja si borgjez dhe na jep mend per kombetaren. Tjeter veretje nuk kisha per te, por kur lexoj sot qe ndaj kesaj ironie, te panevojshme, por jo aq shume te keqe,per tju kunderpergjigj aq keq, te Mavrajt, ai iu pergjigj, qe Mavraj ka kulture arabe, nuk kam respekt por neveri dhe urrejtje per kete Rud Vat. Pse paska kulture arabe Mavraj vetem se te beri nje ironi, si pergjigje ndaj ngacmimit tend more bastard?? Pse paske pas kete urrejtje te fshehur. Nqs te duket vetja aq i madh e i rendesishem,sa e meriton te behesh trajner kombetareje,atehere pse ke frike qe kete vend ta ze Mergim Mavraj(qe nuk ka as shans e as plan),dhe ke fillu ta sulmosh qe tani, ashtu sic beri Redi GJupi, ndaj Lorik Canes ngaqe e shihte si konkurent per trajner,pervec se si antikosovar qe eshte Red Gjupi. Qenke edhe me keq se ai futbollisti I tiranes qe tha mire na ka bere Millosheviqi vetem se ti qenke i fshehur,tinzak…Mergim Mavraj,qe ti e kishe ironizu edhe me emrin, edhe pse ka lind ne mergim e ka emrin shqip dhe jo RUD(cfare kuptimi ka ky emer??),dhe ka kulture shqiptare, dhe jo arabe more borgjez “skocez”qe flet shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu