• |
ide | kryesore

Talenti i City thumbon Guardiola: “Më pe, apo ishe duke luajtur golf…”

Sport



Ndonjë muaj më parë Pep Guardiola i kishte bërë elozhe publikisht Phil Foden, duke e përcaktuar “lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë”, por që kur ka nisur Premier League tekniku spanjoll i Manchester City nuk i ka dhënë shumë mundësi mesfushorit të ri, që ka totalizuar deri tani vetëm 11 minuta në fushë. Një zgjedhje precize e Guardiola, që pas elozheve të javëve të kaluara e ka ngacmuar shumë herë anglezin për sjelljen e tij tepër të ndrojtur.

Deklarata që e kanë bërë mesfushorin 19 vjecar të përgjigjet më parë në fushë (ishte më i miri në fushë për Anglinë Under 21 kundër Turqisë me dy asist dhe shumë lojëra prestigji) e pastaj jashtë fushës, pas ndeshjes, kur Foden është ankuar për konsideratën e pakët që gëzon në klubin e tij e ka thumbuar Guardiola: “Do të ishte bukur nëse do ta kishte parë ndeshjen, por besoj ishte me pushime ose po luante golf”.

“Pep ka idetë e tij dhe është e drejtë që ti ketë – ka sqaruar pastaj mesfushori i Citizens – por në të njëjtën kohë e di se jam gati dhe cfarë mund të jap në fushë. Dua të luaj, e ndjej se jam gati për ta bërë dhe e tregoj cdo ditë në stërvitje para tij. Disa shokë më thonë të kem durim, por unë kam uri të luaj e dua ta bëj cdo ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *