• |
ide | kryesore

Video/ Italia, Spanja e Zvicra nuk gabojnë: rrëzohet Bosnja, bllokohet Danimarka

Sport, Video



Nuk gabojnë skuadrat e mëdha të kontinentit, që ishin të impenjuara në kualifikueset e Euro 2020, por mbrëmja nuk kaloi pa surpriza. Kalojnë testin pa probleme Zvicra e Spanja, ndërsa Italia i falet ftohtësisë së Jorginho nga pika e bardhë e penalltisë për të dalë me fitore nga Finlanda. Humbje e rëndë e Bosnjes në Armeni, ndërsa Gjerogjia ndalon pa gola danezët, duke i dhënë mundësinë Xhakës e Shaqirit me shokë ti afrohen zonës së kualifikimit.

Nuk e kishin parashikuar kaq problematike transfertën në Gjeorgji danezët që janë përplasur në murin difensiv të vendasve, pa mundur të shënonin golin që do të kishte katapultuar në vendin e parë të grupit D në shoqërinë e Irlandës. Një rezultat që kompromenton tani renditjen e Danmarkës, sepse helvetët kanë shkatërruar 4-0 Gjibraltarin, duke shkuar me 8 pikë, vetëm një distancë nga danezët.

Spanja është padrone e Grupit F, me 6 fitore në po aq ndeshje. Nuk mund të shpresonin rezultat tjetër vec humbjes Ishujt Faroe, që janë dorëzuar 4-0. Derbi nordik mes Suedisë e Norvegjisë nuk ka fitues, por 1-1 i jep mundësinë Rumanisë të afrohet një pikë larg suedezëve, pas fitores 1-0 ndaj Maltës.

Në Grupin J Italia siguron vendin e parë në grup me fitoren kundër rivalit direkt, për më tepër në transfertë. Skuadra e Mancinit kaloi në avantazh me Immobile, përpara se Pukki të vendoste barazinë nga pikë e bardhë. Po me penallti marrin suksesin në pjesën e dytë italianët, me Jorginho që nuk gabon mundësinë e paraqitur, për ta ngjitur në 18 pikë Italinë, 6 përpara finlandezëve. Armenia bëhet forcë e tretë e grupit, duke mundur 4-2 Bosnjen e Pjanic e Dzeko, ndërsa Greqia nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 përballë Lihtenstein, duke vazhduar rezultatet zhgenjyese.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP D
Georgia 0 – 0 Denmark
Switzerland 4 – 0 Gibraltar
EURO – QUALIFICATION:: GROUP F
Romania 1 – 0 Malta
Spain 4 – 0 Faroe Islands
Sweden 1 – 1 Norway
EURO – QUALIFICATION:: GROUP J
Armenia 4 – 2 Bosnia and Herzegovina
Finland 1 – 2 Italy
Greece 1 – 1 Liechtenstein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *