• |
ide | kryesore

Brexit/ Pritet pezullimi i Parlamentit britanik

Planet



Pezullimi 5 javor i Parlamentit britanik do të nisë në një moment të dytë, pasi deputetët pritet të refuzojnë përsëri thirrjet e qeverisë për zgjedhje të parakohshme.

Deputetët e opozitës konfirmuan se nuk do të mbështesin presionin për një votim më datë 15 tetor, duke këmbëngulur se duhet zbatuar së pari një ligj që bllokon skenarin famëkeq të Brexit-it pa marrëveshje.

Ndërkohë, konservatorët të kryesuar nga Boris Johnson e kanë përshkruar ligjin si “mashtrues”, pasi parashikohet se do ta detyronte kryeministrin të kërkonte një vonesë të Brexit-it, nëse deputetët nuk do të aprovojnë një marrëveshje të re deri më 19 tetor, ose qoftë marrëveshjen ekzistuese të negociuar mes ish-kryeministres Theresa May dhe Brukselit.

“Downing Street” konfirmoi se pezullimi i pritshëm i Parlamentit deri më 14 tetor do mund të aplikohet në fund të seancës që po zhvillohet ditën e sotme në “Westminster”.

Kjo procedurë nënkupton se deputetët nuk do të kenë tjetër mundësi për të votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *