• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “20 euro një takim në konsullatë: Rama me Cakajn gjobisin emigrantët!”

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një denoncim të një emigranti shqiptar në Milano, sipas të cilit në konsullatën shqiptare të atjeshme po bëhet një “megavjedhje”.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka ndarë me ndjekësit mesazhin e emigrantit, banues në Milano, që shkruan se “asnjë shtetas shqiptar nuk mundet të lërë takim në konsullatë pa paguar 20 euro për çdo dokument. P.sh për pasaportën, 20 euro. Për kartë identiteti, 20 euro”.

Më tej, mesazhdërguesi fajëson drejtpërdrejtë kreun e qeverisë, Edi Ramën dhe ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, duke shtuar se :ka 8 muaj që ia kanë kaluar një agjencie shqiptare në Milano të gjitha takimet në konsullatë për një vit. Kjo agjenci lë të paktën 60000 (takime) x 20 euro =1 200 000 euro, që vjedhin punonjësit e konsullatës me Gent Cakajn me pronarin e tij Edi Ramën”.

Postimi i Berishës:

Miliona euro iu vjedhin emigrantëve në shërbimet konsullore Edvin Hajduti dhe sugari i tij Cakaj me procedurat për vjedhje që kanë krijuar!

“Përshëndetje zoti Berisha.

Unë jam F.Gj. jetoj në Milano. Desha të denoncoj megavjedhjen që bëhet në konsullatën shqiptare në Milano. Asnjë shtetas shqiptar nuk mundet të lërë takim në konsullatë pa paguar 20 euro për çdo dokument. P.sh për pasaportën, 20 euro. Për kartë identiteti, 20 euro.

Ka 8 muaj që ia kanë kaluar një agjencie shqiptare në Milano të gjitha takimet në konsullatë për një vit. Kjo agjenci lë të paktën 60000 (takime) x 20 euro =1 200 000 euro, që vjedhin punonjësit e konsullatës me Gent Cakajn me pronarin e tij Edi Ramën.

Shpresoj se nuk ndodh e njëjta gjë edhe në konsullatat shqiptare nëpër botë, se vjedhja mund të shkojë 30 – 50 milionë euro në vit. Pasaportat shqiptare me kosto 130 euro + 20, më të lartat në Bashkimin Evropian.

Kjo është adresa e-mail [email protected]. Është e pamundur t’u nisësh e-mail për takime, se i kanë bllokuar. Lehtësisht e verifikueshme. Faleminderit.”

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *