• |
ide | kryesore

Djegia e Parlamentit/ Reagon PD: Ky ishte një skenar i Ramës

Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dëshmisë së presidentit të Republikës, Ilir Meta, në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, ku deklaroi se kishte dijeni mbi një plan për djegien e Parlamentit në protestën e opozitës më 8 qershor.

Krahas respektimit të Kushtetutës dhe të interesit kombëtar, Meta u shpreh se në marrjen e vendimit për çdekretimin e 30 qershorit, pati ndikim edhe parimi i ruajtjes së sigurisë kombëtare, që rrezikonte të cënohej nga plani për djegien e godinës së Parlamentit.

Ndërkaq, Bardhi ka deklaruar i pyetur nga “Panorama” se Partia Demorkatike dhe opozita e bashkuar  joparlamentare, nuk kanë pasur kurrë një plan për djegien e institucioneve dhe se këto ishin skenarë të kryeministrit Edi Rama, që janë denoncuar nga kreydemokrati Lulzim Basha.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.

Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka pasur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.

Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se ‘nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri’. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut”, ka deklaruar Bardhi.

Ai theksoi më tej se “Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.”- është shprehur Bardhi.

5 Comments

  1. Ate godine ia vlen ta djegesh 100 here, por thojeni me te madhe te verteten se opozita nuk e ka pasur kurre ate plan, dhe se ky karagjoz i dale nga shpella e vjeter e kucedrave, e thote per te shpetuar bythen, ose se i eshte falur rilindjes. Kjo e sotmja ishte nje arsye me shume per ta djegur me gjithe Ilir brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu