• |
ide | kryesore

E konfirmon ministrja; 344 vatra zjarri në Shqipëri

Lajme



Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë bilancin e vatrave të zjarrit në mbarë Shqipërinë. Xhaçka shprehet se 324 vatra zjarri u shënuan në vend, ndërsa ka nënvizuar se ekipet e ndihmës kanë bërë maksimumin.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh. 324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme!

Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *