• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet pronari i vërtetë i jahtit të braktisur në Shëngjin

Lajme, Të fundit



Është zbuluar pronari i jahtit luksoz “Atik Bey” me vlerë prej 2 milionë eurosh që u gjet i braktisur pak ditë më parë rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin.

Bëhet fjalë për shtetasin turk të quajtur Nedim Akyuz, emri dhe fotoja e të cilit janë bërë publike në faqen zyrtare të kompanisë turke “Tur Marine” që i ka shitur subjektit në fjalë jahtin e llojit “kataraman”.

Nga të dhënat e siguruara nga monitorimi i lundrimit të mjeteve, jahti “Atik Bey” në datën 30 gusht ka bërë një ndalesë në Budva. Ky stacionim është kryer nga Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në llogarinë personale në “Instagram”.

Ndërkaq, në javën e fundit të gushtit, jahti rezulton të ketë lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, nga ku Akyuz ka postuar po ashtu një tjetër foto poshtë urës “KRKA”.

Një tjetër sistem monitorimi që regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon se në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti “Atik Bey”, ka kaluar në NAXO të Greqisë, ku në të njëtën mënyrë pronari ka ndarë më ndjekësit një foto nga itinerari i ndërmarrë prej tij.

Aykuz është biznesmen në profesion në fushën e tekstileve dhe aktiviteti i tij sipërmarrës është i vendosur në Turqi.

Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar arsyen përse është braktisur jahti dhe për të lokalizuar pronarin tanimë të identifikuar. Në dyshimet e para nuk përjashtohet mundësia e ndonjë ngjarjeje kriminale.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *