Një valë shkarkimesh ka përfshirë Kadastrën e Vlorës, ku janë pezulluar nga detyra drejtuesit më të lartë të këtij institucioni.
Mësohet se është shkarkuar kreu i Kadastrës, Florian Alimadhi, i cili e ushtronte këtë detyrë prej muajit maj të këtij viti. Në vend të Alimadhit, është emëruar juristi Alteo Nazëraj, i cili ka punuar si specialist në drejtorinë e Hipotekës prej 10 vitesh.
Është shkarkuar gjithashtu edhe nëndrejtori i Kadastrës, Klodian Troci, si dhe një numër ende i pakonfirmuar specialistësh.
Alimadhi numëron 5 muaj në krye të këtij institucioni. Ndryshimi i bërë është arsyetuar me synimin e arritjes së objektivave sa më të larta të veprimtarisë së kësaj drejtorie dhe realizimin e projekteve të rëndësishme në vijim.
Po ne Tirone qe eshte nami do shkarkoj njeri ky Lamja apo vari trapin….