• |
ide | kryesore

Jeta e thjeshtë e aktoreve turke përtej ekranit (Foto)

Paparazzi, Slider



Në serial shfaqen mes luksit, veshje firmë, makina të shtrenjta, vila, para, por realiteti i aktoreve që luajnë rolet e Merves, Pelinit, Arzus dhe Ojas është shumë ndryshe.

Le ta nisim me Merven e cila mbahet si Mbretëresha e lagjes së pasur ku jetojnë personazhet e këtij seriali. Ajo njihet për jetën e luksit dhe maninë për t’i pasur të gjitha për vete, por në jetën reale Merve nuk është aspak kështu. Aktorja Aslihan Gurbuz që luan rolin e Merves, në realitet nuk jeton në një lagje të pasur, përkundrazi ajo është zhvendosur të jetojë në fshat.

Atë e sheh shpesh të pozojë mes lëndinave, me kafshët, duke mbledhur fruta majë pemës e veprime të tjera që një femër si Merve s’do i bënte kurrë.

ImageImage

 

 

Po ashtu edhe Pelin bën një jetë komplet ndryshe nga ajo në serial ku ka rënë në sy për veshjet plot stil dhe firmë.

Por në realitet aktorja Bade Isçil bën një jetesë shumë të thjeshtë, nuk vishet me xixa e me firma si në serial, por siç e shihni në fotot e mëposhtme ajo ka një stil krejt tjetër.ImageImage

Në serial Arzu shfaqet si një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe familjes, por në jetën reale aktorja Tulin Ozen është e kundërta.

Ajo është e përqëndruar tek karriera dhe nuk ka ndërmend për momentin të nisë një familje. Në jetën reale Arzu është një femër plot klas dhe sharm siç e shihni në foton e mëposhtme.

Image

Oja gjithashtu bën një jetë tjetër nga roli i saj në serial. Aktorja Gokçe Bahadir në serial shfaqet si një femër serioze, e veshur gjithnjë me kostum e xhaketë.

Por në realitet atë e sheh me pantallona të grisura, bluza të shkurtra e flokët e shpupurisur. Ajo është gjithashtu këngëtare dhe në skenë shfaqet shpesh me veshje ekstravagante.

Image



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *