• |
ide | kryesore

LIVE/ Meta zbulon detaje nga protesta e 8 qershorit: Do digjej Kuvendi i Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë fjalën në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, ku po argumenton vendimin e tij për çdekretimin e 30 qershorit dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Meta ka thënë se nga burime tërësisht të besueshme zyrtare, është njoftuar se persona të caktuar do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”- tha Meta.

Sikurse ka arsyetuar në krye të herës, Meta është shprehur sërish se përmes vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve synohej shmangia e garës elektorale me një kandidat të vetëm, një e drejtë kjo që sipas kreut të shtetit është mbrojtur në raste të mëparshme dhe nga Gjykata e të Dejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Meta ka sjellë në vëmendje rastin bullgar, ku për shkak se në zgjedhje kishte vetëm një kandidat, ky shtet ishte dënuar me gjobë.

Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që cdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”, tha Meta.

Presidenti ka theksuar gjaë  fjalës së tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.

 

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2906467769380859/?q=ilir%20meta&epa=SEARCH_BOX



6 Comments

  1. Na e nxorre opoziten organizate terroriste. Sic thone amerikanet, me terroristet as nuk negociohet, e as nuk u behen leshime. Nese kjo ka qene arsyeja, ia paske futur pordhes. Ne kete rast duhet te mblidhje keshillin e sigurise kombetare dhe jo te shtyje zgjedhjet, per t’i dhene mundesi te merrnin pjese nje grupi partish qe ti i konsideroke terroriste. Anomali e madhe ai cope dekret o president

  2. Shoket dhe shoqet e Birosë po ia bejne 8-2 poliagjentit Meta!
    Sepse Partise nuk i rreshqet asgje nen hunde.
    T’rroj’ Partija jone Ripjellese me shoket e ndrishêm ne krie!

  3. po normale qe e di ky. ja tha gruja ne dark. mir qe kishim kete se do kishim shku per lesh. like floriri po mundohet te vesh kostumin e heroit. italianet thon, qe ste ben veshja prift o like. beji ca te duahs imazhit tend personal, bej si notar, si aplinist, si shtangist e si te duash ti. dil me mace e me qen, me lop e me dhi po deshe, SHQIPTAREVE NUK U FSHIHET KURRE NGA MEMORIA VIDEO E LIKE FLORIRIT ME BLLOK NE DORE ME ZE E ME FIGUR. HAJDUT ORDNINER.

  4. dmth presidenti kishte informacjon per kete pun dhe nuk ka ber asgje? po ti more rrot kari president qe nuk di as ligje e asgje sepse je nje cop hajduti qe ke arritur te besh karrier publike duke vjedhur e shitur vendin dhe interesat e vendit. po a e di ti more rrot kari president qe ne keto raste, si minimum ti duhet te japesh informacion publikut/ popullit, kush ishin keta persona qe donin te prishnin rendin kushtetues. dmth po pranon me gojen tende qe opozita kishte pergatitur as me shum e as me pak po “grusht shteti”. dhe ti e dije dhe u dorezove para nje grupi terrorist. hape rruge nje grupi terrorist. keshtu i bie llogjika. je dorheqjen direkt se nuk je per ate pun. keto qe the sot e vertetuan plotesisht qe ti nuk je per ate pun. biles nqs do e kisha un ne dore, as ne burg nuk do te fusja. thjesht do te kerkoja doreheqjen dhe dorezimin e gjese se vjedhur. pasi me kete mentalitet e me kete mendje qe ke ti, je thjesht gjynaf te futesh ne burg. keshtu je. nje larv e pangopur. nje babezi e model i korrupsionit post-komunist. ti duhesh futur ne ndonje muze per te par njerezit se si eshte nje buburrec korrupsioni ish-komunist.

  5. Nqs me te vertete ka pasur “informacione” per djegjen e Rajhales se shqiperise perse nuk veproi SHISH, prokuroria dhe policia per venien para drejtesise te “autoreve” me fjale?

  6. Pietjet me ye veshtira ja beri opozita e re me halit valterin, bravo i qoft e vuri ne pozit te veshtire, kjo eshte opozit reale , po te kishte qene hajdari dhe lymi presidenti do kishte dhjer gjak nga pietjet e tyre. Kopilat nuk behen dot nishanllinj do thoshte sali protopapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *