• |
ide | kryesore

Meta nuk “kursen” as Bashën: Të dyja palët donin konfrontim me gjakderdhje!

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po vijon t’u përgjigjet pyetjeve të deputetevë të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

I pyetur nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, nëse u konsultua me partnerët politikë para se të anulonte zgjedhjet të 30 qershorit, Meta është përgjgjur duke vënë theksin tek kokëfortësia e liderëve kryesorë, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si pengesë për mosarritjen e një kompromisi për shtyrjen e vendoreve. “Kush tha se zgjedhjet lokale nuk mund të zhvilloheshin brenda muajit korrik nëse do të kishte vullnet politik? Ky ka qenë vullneti im që zgjedhjet të zhvilloheshin sa më shpejtë. Kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta, kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në tryezë me Ramën kryeministër.”- tha Meta në Komisionin Hetimor që po shqyrton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Kur vendosa të shtyjë zgjedhjet, situata ishte e çmendur, të dyja palët nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie. Të dyja palët donin konfrontim, që mund të sillte gjakderdhje, mos harrojmë që një police e re humbi gishtin. Presidenti nuk mund të priste që të humbte jetën një polic, apo një qytetar. Asnjë palë nuk do mbante përgjegjësi, të dyja do akuzonin njëra-tjetrën, duke përshkallëzuar më tej krizën që nuk ishte në interes të Shqipërisë dhe Kosovës. Para se të merrja një akt të tillë, të cilin e mora pasi u njoha me dokumente sekrete shtetërore.”- shtoi Meta, që nënvizoi  se ishte detyra e tij si president për të shmangur një konflikt civil potencial.



6 Comments

  1. Shoket dhe shoqet e Birosë po ia bejne 8-2 poliagjentit Meta!
    Sepse Partise nuk i rreshqet asgje nen hunde.
    T’rroj’ Partija jone Ripjellese me shoket e ndrishêm ne krie!

  2. NE FAKT BASHA E E FALI NJEHERE METEN NE KURRIZ TE POPULLIT DEMOKRAT NE VECANTI DHE TE POPULLIT SHQIPTAR NE PERGJTHESI NE 2011 U KAP MAT ME PRESH NE DOR DHE SOT DEMOKRATET PAGUAJNE ÇMIM PER 21.JANARIN KUR QEVERIA BERISHA-META DUHET TE BINTE BERISHA -BASHA E MBROJTEN ME DEME KETE NJERI TANI GODET BASHEN POPULLIN E PD DERI NE MUSHKRI PABESI PABESI PABESI ,DHE SHUME PA DREJTESI .

  3. Ina Nuku e humbi gishtin tek protestat e Astirit dhe jo tek protestat e opozites. Tek protesat e opozites krahun, koken dhe kemben e demtoi Sahit Dollapi prej dhunes se policise. E harrove? Po tonelatat e gazit? Po qindra te arrestuar ne menyre te paligjshme, arrestet e te cileve u zhvleresuan nga gjykatat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *