• |
ide | kryesore

Meta takoi sot Ramën në Kuvend? Reagon zëdhënësi i Presidentit

Lajme, Të fundit

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar pas komenteve dhe lajmeve në disa portale se kreu i shtetit Ilir Meta ka shtrënguar dorën me Kryeministrin Edi Rama paraditen e kësaj të hëne në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Meta qëndroi rreth 2 orë e 30 minuta në komisionin hetimor dhe në këtë hapësirë kohe ka qenë në të njëjtën godinë edhe kryeministri Edi Rama që zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar.

Në një reagim në emisionin “Opinion”, Blushi tha se “në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë shtrëngim duarsh mes Kryeministrit dhe Presidentit”. Tonet e ulëta të presidentit dhe anëtarëve të komisionit hetimor shtuan zërat për afrimin e një marrëveshje mes palëve pas asaj që ndodhi në 30 qershor. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu