• |
ide | kryesore

Mungojnë avokatët, shtyhet sërish procesi ndaj Emiljano Shullazit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkak për shtyrjen e procesit të sotëm gjyqësor në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurit e tjerë është bërë mungesa e avokatëve.

Avokatët Vladimir Meçe dhe Elton Domi mungonin në seancë për arsye shëndetësore, ndërsa gjykata i kërkoi të pandehurit Endrit Zela të zgjidhte një tjetër avokat. Në përfundim trupi gjykues vendosi të thërrasë seancën e radhës më 23 shtator në 11:00.

Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda por vendimi u apelua. Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *