• |
ide | kryesore

“Nuk të kapim dot”/ Batutat e Metës me operatorët gjatë rrugës drejt Kuvendit (VIDEO)

Pikante

Sikurse u raportua më herët, presidenti i Republikës, Ilir Meta, zgjodhi t’i drejtohej Kryesisë së Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, duke e përshkuar në këmbë distancën e shkurtër mes godinave të institucioneve.

Kreu i shtetit shoqërohej nga tre këshilltarët e tij: këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Por, siç konstatohet në videon e siguruar nga televizioni “Top Channel”, duket se ecja me hap të shpejtë e presidentit,  ka krijuar vështirësi për operatorët që po mbulonin “live” mbërritjen e tij në Kuvend.

Në këto kushte, operatorët i kanë kërkuar Metës që të ngadalësojë hapin, një kërkesë që është pritur me sportivitet nga presidenti, që u ka sugjeruar me shaka se “duhet të shkojnë për ngjitje në male”, një aktivitet që përbën një prej pasioneve të tij dhe që është ekspozuar në postimet e herëpashershme në rrjetet e tij sociale.

Prej pothuaj dy orësh, Meta po u përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor në lidhje me kontrollin e ligjshmërisë së vendimeve të tij në çdekretimin e 30 qershorit dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

 

 

 

 

 

2 Comments

  1. Ja pra shikoni si njeri qe hiqet kot si njeri me integritet del ne fund qe eshte thjeshte nje pordhac me p te madhe. Ç’thoshte ruçi ? Kujtime te bukura nga diktatura socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu