• |
ide | kryesore

Pas skandalit të tradhëtisë me Jordyn, Tristan zihet dhe me Kanye

Paparazzi, Slider



Në premierën e episodit të ri të “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe zbuloi se Tristan u përpoq që të lidhej sërish me të, duke i dërguar lule dhe mesazhe, pas skandalit të tradhëtisë.

Por një natë para ditëlindjes së vajzës së tyre True, Tristan shkoi më larg dhe u përpoq të puthte ish-partneren duke i kërkuar me ëmbëlsi të pinin një gotë verë.

“Ky është problemi me ty. Nuk mund të marrësh çfarë të duash”, iu kthye Khloe. Por të rejat nuk mbarojnë me kaq, pasi mediat tani shkruajnë se Tristan u përplas me Kanye West për një episod të “Keeping up with the Kardashians”, ku kishte dalë shumë keq figura e tij.

Sipas Kanye-s, Tristan ishte inatosur në lidhje me mënyrën se si u portretizua në sezonin e fundit të “Keeping Up with Kardashians:, sidomos për shkak të përdorimit të këngës “Runaway” në trailerin e show-t.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *