• |
ide | kryesore

Portret/ Shkëlqimi dhe rënia e kapitenit Mavraj

Kryesore, Sport



Dikur ishte ai që hezitoi gjatë të luante për Shqipërinë. Tani është kombëtarja që ai i shërbeu si qendërmbrojtës edhe si kapiten që ka hapur debatin: A i duhet më Mërgim Mavraj? i pari që e ngacmoi këtë temë, qe ish kapiteni kontravers i kombëtares, Rudi Vata i cili pas ndeshjes për tu harruar me Francën deklaroi se Mavraj duhet të tërhiqej nga skuadra që pësoi katë gola në Sta
de dë France. Një ditë me pas edhe trajneri Reja deklaroi se kapiteni nuk do të ketë vend në formacionin që do të përballet në Elbasan me Islandën? A është ky fillimi i fundit për Mëgrim Mavrajn? A do duhet ti themi lamtumirë njeriut të fitoreve legjendare në Portugali, kryqëtarit të aventurës në France 2016, golëshënuesit ndaj Armenisë, pikërisht në ditën kur ndenji në fushë, megjithë ndajren nga jeta të të atit?

Lexo me tej:

Pokeri i Francës kundër Shqipërisë (Golat video)

Ndosha ky është fundi i një cikli të hapur me mundim në mesin e viteve 2000. Atëhere ai lojtar i ri i gjermanëve të Darmstad filloi të bëhej i dëgjuar edhe në Shqipëri.

Në shtator 2006, Mërgimi nisi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besart Berishën. Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Otto Baric “e thërret” për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja Under 21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i Under 21 të Gjermanisë Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër dy vjet më vonë në vitin 2009 kundër Bjellorusisë për 90 minuta të tëra.

Pas rënies nga kategoria për Darmstadt, në verën e vitit 2007 e mori Bochum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, ish trajneri i Austrisë. Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë së katërt, por i rezervoi edhe një surprizë duke e aktivizuar në Bundesligë në një ndeshje me Karlsruhe. Duke parë se ai shkëlqeu e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostock, në të cilën ai shënon golin e fitores 2-1. Në sezonin pasardhës atë 2008-2009 ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bochum përfundon në janar 2011 që e largoi drejt SpVgg Greuther Fürth. U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2. Një nga çelësat ishte pikërisht, mbrojtja ku u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Thomas Kleine dhe Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht kjo ngjitje në karrierë tërhoqi vëmendjen e FSHF.

Në mars 2014, kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuže e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte “jo”. E fyen dhe ofenduan shumë tifozë duke e quajtur “tradhtar”. FSHF i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund të vishte më kurrë fanellën kuq e zi. Ai kërkoi kohë për të vendosur. Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë.

Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matthias Sammer në telefon në atë kohë Drejtor Teknik i kombëtares që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e parë pas botërorit 2010.

Në krahun tjetër federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj. Presidenti Duka kishte sjellë në pankinë italianin Gianni De Biasi. Ai provoi për herë të tretë pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje.

26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros në kualifikueset e botërorit 2014. Nuk tërhiqet më që atëherë duke u bërë një nga pikat kyçe të ekipit të De Biazit duke u shfaqur herë pas here edhe si golashënues si psh në ndeshjen miqësore (1-1) në Renë kundër Francës. Ai merr pjesë një fushatën fituese të kualifikimit në europian. Pas lënies së futbollit nga Canaj dhe një pause të shkurtër kur shiritin e kapitenit e mbajtën Agolli apo Hysaj, ai bëhet trashigimtari i ish partnerit të tij në qendër të mbrojtjes. Eshtë po aq i rëndësisshëm sa për De Biasin edhe për Panuccin e Rejën. Së paku deri të shtunën e fundit në Paris.

Sepse ka disa kohë që edhe karriera e tij me klubet nuk është më në ditët më të mira. Ai u largua dy vite më parë nga Hamburgu, pasi nuk aktivizohej më, mbeti pa skuadër, kaloi më pas tek Aris në Greqi dhe tek Ingolstadt, por pa lënë më gjurmë askund. Në merkaton e kësaj vere, ai gjeti më në fund një skuadër të përshtatshme, duke u kthyer aty ku ka qëndruar për tre vite, tek Greuther Furth në kategorinë e dytë gjermane.

A mund të barabitet kjo me fundin e një karriere? A po perëndon ylli i Mërgim mavrajt në futbollin e nivelit të lartë? Ndoshta elementët për një konluzion të tillë janë mbledhur, sidomos pas disfatës së rëndë të Parisit. E ndoshta Mërgim Mavraj duhet të mësohet edhe me këtë. Ajo kombëtare që ai iu mëdysh për tiu bashkuar vite më parë, e njëjta që i dha dhe disa nga pikat më të larta të karrierës së tij, tani është në dyshim për të. Dhe Mërgimit, një prej të fundmve të plejadës së kosovarëve që bënë Shqipërinë të shkëlqejë, tani si besimtar s’i ka mbetur veçse të lutet. Dhe Mavraj pavarësisht moshës ka dhënë shembuj se di të ringrihet.

 



8 Comments

  1. Mergim, te sulmoi Rud Vata,te tha, ke kulture arabe, te uli ne stol trajneri i Kombetares,sot Lapsi apo komentues ne rrjete sociale duan largimin tend, keshtu qe besoj se ka ardhur koha te kuptosh qe duhet te largohesh para se te largojne. Edhe Lorik Cana po te mos largohej,shpejte do vinte ky moment qe t’ka ardhur ty sot, prandaj Cana iku si hero. Ik dhe ti me mire vete, kokelart, se nuk ka nevoje qe te behet Rud Vata trajner, per te treguar deren.Dera tashme po te tregohet.Kuptoje kete dhe merr vendimin qe duhet. Nuk jam fans i madh i joti, por nuk dua qe te trashet muhabeti dhe te kemi deklarata te tjera si te Rud Vates, sepse ne fund te fundit kombetarja mbi te gjitha.

  2. RUD VATA ESHTE NJE PIDH ROPSH DHE KOKRRA E INJORANTIT . MUA NUK ME RRUHET TEK KULTURA ARABE , EURPIANE APO KINEZE POR KY KURVE BURRE DO TE KRIJOJE DIVERSION FETAR DHE PER KETE NUK I FALET , ESHTE E VETMJA VLERE QE KEMI AKOMA . POR DY FJALE DUA TJA THEM KETI RUD PIDHMOTRES QE KUJTON SE TE JESH KRYQTAR ESHTE VLERE . KY BURRE KURVE HARRON SE KRYQTARET JANE PERSONIFIKIM I LUMENJEVE TE GJAKUT , I TURREVE TE DRUVE , I DHUNES , I INRTIGES DHE SIDOMOS KURVERISE . ROBT O RID VATA , ROPT TY DHE TE GJITHA KURVAVE QE MENDOJNE SI TY .

  3. Nuk eshte puna se e tha Rud Vata, por ka kohe qe Mavraj nuk luan ne nivelet si me pare. Problemi eshte se edhe prurjet ne kombetare nuk jane te nje cilesie te larte, ka mungese talentesh te reja, kjo edhe per faktin se Kosovaret (me te drejte ndoshta) zgjedhin Kosoven para Shqiperise. Nuk e di nese Vata ka thene se Mavraj ka kulture arabe por eshte budallallek ne radhe te pare nese e ka thene sepse Mavraj as ka lind as eshte rrit ne ndonje shtet arab. Nese praktikon fene e vet kjo eshte pune e tij e ska te beje fare me kombetaren. Vata ben mire tja thote Salah apo Manes se kane kulture arabe, pasi vertete mund te kene, por kjo si ka penguar te jene nga futbollistet me te medhenj ne bote per momentin.
    Sa per ndeshjen me Francen une mendoj se eshte 100% faj i trajnerit i cili ne nje ndeshje te veshtire si kjo gjeti te beje eksperimente duke vendosur Roshin si mbrojtes (dy gola ndodhen per shkak te kesaj). Roshi gjithe karieren e tij ka luajtur si mesfushor i avancuar krahu, dhe ka qene shume produktiv. Vec kesaj eshte ndoshta i vetmi lojtar qe kemi i cili eshte i afte te kaloje mbrojtesit kundershtar me triblim. Nuk falet qe nje lojtar si Roshi me te dhena per lojtar te avancuar ne mesfushe i cili gjen edhe golin e sidomos kroset e tij kane sjelle shume gola, ta kthesh ne mbrojtes. Nuk e di ci ka thene mendja Edi Rejas.

  4. Mavraj e ka pontecialin qe te vazhdoje te tregoje se eshte nje mbrojtes shume i rendesishem per kombetaren tone. Futbolli ka regullat e vete nje dite je mire nje dite nuk je mire. Kjo nuk do te thote qe nje lojtar si Mavraj te largohet nga kombetarja. Rudi vata ka opinjonin e tij, por trajner i kombetares eshte italianin Reja, qe gjithashtu duhet thene se gabi ne vendosjen e Roshit ne ate rol i cili i kushtoi kombetares 2 gola. Une besoj se Mavraj do vazhdoj te jete lojtar i rendesishem i kombetares sone.

  5. Sa per Rud Vaten nuk ka shanse njeri ta ule. Sepse ka luajtur futboll me kombetaren kur shqiptaret diskutonin mbijetesen dhe sa per patrioit Mavraj as tek thembra e kembes nuk i vjen. Arritjet e tij Mavraj as cerekun nuk e ka. Rudi i tha te verteten ne fund te fundit , pa e ofenduar por, si specialist futbolli:Te kane mbaruar kilometrat, sepse kjo nuk ka koment.Sa per pergjigjen Mavraj edhe nqs nuk ju pelqen tregoi veten e tij para Vates.Mendjemadhesia e Mavrajt nuk eshte problemi i Vates, sepse nuk njeh veten para te tjereve aq me teper kur “pordhet e medhaja te grisin breket” dhe e tregoi se kush eshte.Edhe nqs nuk njeh Vaten s’ka probelm sepse ka kush e njeh Vaten. Sa per kulturen e tij mos u merzisni sepse secili tregon vetevetn se c’fare perfaqeson.Rudi nuk perfqeson kryqtaret por shqiptaret qe i rezistuan edhe luftrave turke. Dhe Mavraj erdhi nga Europa ku te pakten respekti dhe liria jane te pacenushme, por tregoi veten e tij.Kultura , jeta dhe zgjedhjet jane personale dhe kete e tregon gjithsecili me jeten e vet.

    1. Ti qenke Rudi Vata ,dora vete. Mos fol per mendjemadhesi o Rudo,se kur del ti ne intervista,nderroj kanal,aq arrogant dhe pordhac je. Nje ish futbollist kombetareje e ska lene gjurme je dhe flet neper intervista sikur je Skenderbeu. Po te jesh ne vend te Dukes ti? Ore shaje Mavrajn sa te duash , por jo ti thuash ke kulture arabe.Mos kalo ne debate fetare o palle kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *