• |
ide | kryesore

Portugali, CR7 në ndjekje të rekordit të golave në kualifikueset e Europianit

Sport



Që nga ardhja e Fernando Santos, portugezi me numrin 7 ka shpërthyer plotësisht. Për t’u ngrohur i janë dashur disa ndeshje (5 gola në 10 ndeshjet e para), për të mos u ndalur më, duke firmosur 30 gola në 30 ndeshjet që kanë pasuar. Pastaj edhe 4 shënjestra të tjera në pesë ndeshjet e fundit. Numra mbresëlënës, të cilët, në 159 paraqitje, e çuan në 89 rezultatin e përgjithshëm të golave ​​të shënuar nga CR7 me Portugalinë.

Një rritje e çmendur, e filluar me Scolari në stol (15% të golave ​​të shënuar në total), vazhdoi me vështirësi me Queiroz (4.2%), u përmirësua me Paulo Bento (29.5%) për të mbërritur në performancën maksimale me Fernando Santos ( 32.2%). Arritje prej jashtëtokësori.  Për më tepër, për sa i përket rekordeve, CR7 është mbresëlënës. Dhe çdo mundësi është e mirë për të shtuar listën e arritjeve personale. Lituania është e paralajmëruar.

KUALIFIKIMET EVROPIANE, TOP PESËSHJA E BOMBERAVE

23 GOLA – Robbie Keane (IRLANDË)

21 GOLA – Cristiano Ronaldo (PORTUGALI)

19 GOLA – Zlatan Ibrahimovic (SUEDI)

19 GOLA – Hakan Sukur (TURQI)

19 GOLA – Jon Dahl Tomasson (Danimarkë)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *