• |
ide | kryesore

Premtimi i Sarri për CR7: “Do të bëj të shënosh 40 gola”

Sport



Dy ndeshje zyrtare e dy gola (një i anulluar me Var në Parma). Sezoni i Cristiano Ronaldo në bardhezi ka nisur në mënyrën e duhur. Por në Continassa synohet shumë më tepër. Sepse Sarri e CR7 duket se kanë bërë një pakt për të bërë portugezin të shënojë sa më shumë të jetë e mundur. Pikërisht paktin verbal e zbulon Tuttosport, duke saktësuar fjalët e Komandantit. “Dua të bëj të shënosh më shumë se 40 gola në këtë sezon”, i ka thënë tekniku Ronaldos, duke vënë në shënjestër rekordin e Higuain në Serie A (36 gola në një sezon).

Një premtim që CR7 e ka marrë shumë seriozisht, pavarësisht pozicionit më të spostuar në fushë në krahasim me argjentinasi. Në Juventusin e Sarri, sulmuesi qendror është Pipita e Ronaldo nis nga e majta. Por fenomeni portugez është i lirë të përqendrohet për të kërkuar portën e të bëjë të vlejnë kualitetet e tij si snajper. Një plan taktik preciz, që në Continassa mendojnë ta shfrytëzojnë në maksimum për të shpërthyer edhe ato mbrojtje problematike e të arrijnë të gjithë objektivat. Përfshirë rekordin e golave të Higuain në Serie A. Ronaldo është në ‘flakë’ e pas golit të shënuar kundër Napoli, ka nisur numërimin mbrapsht, tani është -39.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *