• |
ide | kryesore

Rama merr në dorë arin e vendit, rrëzohet dekreti i Metës

Lajme, Të fundit

Teksa presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të dëshmojë përballë deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare në Komisionin Hetimor në lidhje me kushtetueshmërinë e çdekretimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Komisioni i Sigurisë që po zhvillohet paralelisht, ka rrëzuar dekretin e kreut të shtetit “Për rezervat materiale të shtetit”

Pak javë më parë, Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin në fjalë, që i heq Këshillit të Ministrave rolin vendimarrës, duke ia deleguar kryeministrit. Kjo nismë u konsiderua si një iniciativë e kreut të qeverisë Edi Rama, për të marrë në dorë rezervat e arit në vendin tonë.

Në arsyet e kthimit të ligjit, Meta deklaronte se ndryshimi i bërë nga qeveria është i pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër, kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet “Urdhrit të Kryeministrit”, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit. Sipas tij, ky ndryshim përbën rrezik të shtuar për cënimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A.

Ligji e ndryshonte të drejtën për lëvrimin e mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga “me vendim të Këshillit të Ministrave” siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”.

Nga ana tjetër, qeveria argumentonte se ky ndryshim ishte në funksion të thjeshtimit të procedurave, “për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila sjell vonesa në momentin e daljes së aktit deri në lëvrimin e mallrave”.

 

6 Comments

  1. Shoket dhe shoqet e Birosë po ia bejne 8-2 poliagjentit Meta!
    Sepse Partise nuk i rreshqet asgje nen hunde.
    Dhe florinjte do t’ua marrim borgjezeve dhe do t’ua shperndajme Popllit, qe te haje me luge floriri.
    T’rroj’ Partija jone Ripjellese me shoket e ndrishêm ne krie!

  2. Jo ne kemi 30 vjet qe po hame me luge floriri. Tani do hame dhe me pjata floriri. Hahahaaaaaaaa. Ore spiropalin e rilindasve ku e kem?!

  3. Qe na myti llumi ajo nuk diskutohet…por e keqja eshte qe kemi ngel tu e majt me dor se skemi cbejme me. Te dalin per te drejtat tona atje fillojne evropianet thone brravo rama. E kane transformuar ceshtjen sikur jemi te gjithe ne nje thes dhe flejm gjume. Eha evropa na qiu nenen. Me dy standarte. Felliqesirat e botes. Ngelen duke drejtuar gishtin tek te tjeret. I kthyen te gjithe ne marioneta te komanduara me internet. Rroft sherbimet sekrete, lavazhi i vertet i trurit.

  4. duket mendon se i ka ardhe fundi perversit , prandaj mendon se duhet te fuse duarte ne rezerven e arit , done te grabise dhe arin , perversi mendon se tash eshte koha per te ba dhe kete veprim , dhe pulat min sbejne za , tane te korruptuar qe perversi i lincon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu