• |
ide | kryesore

Sfida e dyfishtë: Zhang rivalizon Napolin në kampionat e De Laurentiis për Eca

Sport



Jo vetëm në Serie A, si rival për titull i Juventus, sfida Inter-Napoli luhet edhe në tavolina më “politike”. Nesër do të jetë dita e zgjedhjeve për ECA, shoqata europiane e klubeve, e një pjesë e Komitetit ekzekutiv do të rinovohet: Steven Zhang e Aurelio De Laurentiis do të provojnë të fitojnë një vend në bord, në të cilën janë prezentë “italianët” Andrea Agnelli (që është presidenti) e Ivan Gazidis.

Një hap i rëndësishëm përpara për numrin 1 të Inter e Napoli, një pozicion prestigjoz (ECA e Uefa janë shpesh në kontakt të ngushtë për të vendosur të ardhmen e futbollit europian) që do të certifikonte pozicionin europian të dy klubeve italianë. Zhang, në vecanti, e ka për zemër këtë objektiv sepse kishte marrë pjesë më parë në punimet e disa komisioneve: në rast zgjedhje, do të ishte anëtari i parë kinez në historinë e Eca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *