• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Nis mbledhja e Komisionit Hetimor

Lajme, Të fundit



Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar të ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Meta ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor në lidhje me kontrollin e ligjshmërisë së vendimeve të tij në çdekretimin e 30 qershorit dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit me arsyetimin e shkeljes së Kushtetutën.

Mësohet se kreu i shtetit do të jetë i shoqëruar në seancën e sotme dëgjimore nga tre këshilltarët e tij: këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Sipas burimeve mediatike, Meta do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

 



2 Comments

  1. Deputetet socialist?! Ka pasur pak deri ne 2005. Ne 14 vjet kemi mjaftiste sorosiste rilindas e turlilloj. Korogjohuni o lapsi.

  2. Shoket dhe shoqet e Birosë po ia bejne 8-2 poliagjentit Meta!
    Sepse Partise nuk i rreshqet asgje nen hunde.
    T’rroj’ Partija jone Ripjellese me shoket e ndrishêm ne krie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *