• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Zbardhet agjenda e Komisionit të Venecias për ditën e nesërme

Lajme, Të fundit



Është bërë publik kalendari i takimeve që priten të zhvillohen ditën e nesërme nga ekspertët e Komisionit të Venecias me disa zyrtarë të vendit.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se nga ora 9:00-9:55, delegacioni do të zhvillojë një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, si edhe me disa deputetë të tjerë anëtarë të grupit.

Më tej, në intervalin kohor 10:00 – 10:55, parashikohet të mbahet një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari, Nimet Musai, Adriatik Alimadhi dhe deputetë të tjera anëtarë të grupimeve përkatëse.

Ndërsa, takimi përmbyllës për ditën e nesërme do të zhvillohet në orën 11:00 në 11:55, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka mbërritur në Shqipëri në një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara nga Komisioni Hetimor në vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ekspertët pritet të takohen me kryeminstrin Edi Rama dhe me kreun e shtetit, për të dhënë një opinion të mirëformuluar pas bisedimeve me të gjitha palët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *