• |
ide | kryesore

Shtyrja e Brexit/ Franca kërcënon Britaninë me veto

Arkiva, Planet

Qeveria franceze ka kërcënuar se do ta përdorë veton ndaj shtyrjes së Brexit-it për shkak të mungesës shqetësuese të përparimit në bisedimet e fundit për këtë çështje. Diplomatët e Bashkimit Evropian u shfaqën të zemëruar me lëvizjet e qeverisë britanike.

Në shenjë pakënaqësie me situatën e Brexit-it dhe bisedimet e Brukselit për çështjen e kufirit me Irlandën, ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, e vuri në pah mungesën e propozimeve reale nga ana e qeverisë britanike lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Kjo është shumë shqetësuese. Britanikët duhet të na tregojnë se çfarë dëshirojnë”, tha Le Drian.

I pyetur për mundësinë e shtyrjes së Brexit-it përtej datës 31 tetor, kryediplomati francez tha se durimi i Bashkimit Evropian është duke u venitur. “Nuk do ta bëjmë këtë gjë çdo tre muaj”, shtoi ai.

Qeveria britanike ka thënë se dëshiron ta shmangë kontrollin kufitar me Irlandën, gjë që do ta mbante Britaninë pjesë të unionit të doganave dhe Irlandën Veriore pjesë të një tregu të përbashkët.

Komentet e ministrit të jashtëm francez duket se janë konfirmim publik se bisedimet në Bruksel nuk kanë substancë. Bashkimi Evropian ka thënë se shtyrja e dytë e Brexit-it do të arsyetohej vetëm me mbajtjen e referendumit të ri ose mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan “The Guardian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu