• |
ide | kryesore

Tiranë/ Digjet një automjet, Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme



Një automjet i tipit “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas informacioneve të komunikuara nga Policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haredin Shtino” dhe automjeti i shkrumbuar është në pronësi të shtetasit Gramoz Nazeraj.

Si pasojë e flakëve, kanë pësuar dëmtime edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e “Benz”-it.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri  i vënë në mjetin në pronësi të  Nazetajt ka qenë i qëllimshëm.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *