• |
ide | kryesore

Barazimi për tu përjashtuar: nuk e mundim Islandën në ndeshje zyrtare prej 28 vjetësh

F1, Sport



Në futboll nuk vendosin gjithnjë statistikat e megjithatë një lloj treguesi janë. Shqipëria luan sonte në orën 20.45 ndeshjen e 7 në histori kundër Islandës, në një ndeshje që për kuqezinjtë është vendimtare për të vazhduar të shpresojë në kualifikueset e Euro 2020. Në fakt statistikat nuk është se janë shumë bujare me kuqezinjtë që në total kanë vetëm dy fitore dhe katër humbje.

Herën e fundit që kemi dalë të mundur kundër nordikëve e ka të fresket më shumë se të gjithë Edy Reja, që pikërisht në Rekyavik bëri debutimin e tij. Ajo që mbahet mend me më shumë vështirësi është hera e fundit që kemi dalë fitues përballë Vikingëve. Në 2004 u imponuam 2-1 ndaj tyre në Tiranë, por në fakt bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, sepse në ndeshje zyrtare duhet të kthehesh mbrapsht 28 vjet për të shkuar në suksesin e vetëm kuqezi: atë të 26 majit 1991 gjithnjë në Tiranë.

Ka një statistikë që ndoshta na shkon për shtat: në transfertën shqiptare Islanda ka fituar vetëm një në tre vizita. 1-2 në 2012 për kualifikueset e Botërorit dhe kushedi nëse edhe këtë herë vizita e Vikingëve nuk do të ketë shumë fat, pavarësisht se për herë të parë nuk do të luajnë kundër Shqipërisë në Qemal Stafa, por në Elbasan Arena.

BILANCI

Fitore: 2
Barazime: 0
Humbje: 4

Data Ndeshja Rez Kompeticioni
30/05/1990 Iceland v Albania 2-0 UEFA European Championship
26/05/1991 Albania v Iceland 1-0 UEFA European Championship
31/03/2004 Albania v Iceland 2-1 International Friendly
12/10/2012 Albania v Iceland 1-2 FIFA World Cup
10/09/2013 Iceland v Albania 2-1 FIFA World Cup
08/06/2019 Iceland v Albania 1-0 UEFA European Championship



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *