• |
ide | kryesore

A duhet të hetohet edhe Rama? Tahiri: Të gjithë, Prokuroria duhet të bënte hatanë…

Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të seancës gjyësore maratonë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se Prokuroria duhet të hetonte “pa kursyer askënd” në lidhje më përgjimin e Habilajve.

Në një dalje për mediat, Tahiri është shprehur se nëse përgjimi, sipas të cilit rezulton se ai në kohën që ushtronte detyrën e ministrit, kishte marrë 20 milion euro në fushatë, merret si i vërtetë, “atëherë duhej të hetoheshin të gjithë”, pa përjashtuar këtu as kryeministrin Edi Rama.

Nëse Prokuroria ka një përgjim ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, që është shifër e lartë, unë kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë, dhe dy trafikantë bisedonin jo ai merr 5 milionë euro, jo ai harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale. Unë kisha 29 ditë në detyrë. Tani nëse Prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim, që është fare banal dhe ordiner, Prokuroria duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar.

Duhet të kishte hapur hetim pas hetimi, ç’është ky njeri, kjo parti, po të duash edhe këta njerëz që harxhonkan 20 milionë euro në një fushatë. Nuk duhet të kursente askënd. Por edhe Prokuroria vetë e di se ai përgjim është ordiner, është thashethemi i dy njerëzve që i vënë në gojën e Prokurorisë merr tjetër vlerë. Ai përgjim është kaq ordiner dhe banal sa shkon poshtë logjikës mesatare të 2 qytetarëve normal në këtë vend, jo më prokurorëve të Krimeve të Rënda. Nuk kam asnjë kontakt me personat e akuzuar.”- është shprehur Tahiri.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Në sallën e gjyqit të Krimeve të Rënda, përkundër akuzave, Prokuroria dha pretencën e 12 viteve burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

 



10 Comments

  1. Fatkeqesia jote eshte qe nuk qe e mundur te zgjidhej Artan Habilaj si minister i brendshem, sepse kishte pune me te rendesishme per te bere.

  2. Policet e ketij denoncuan habilajt thote ky peshku .
    Ti bie me kemet e tua brenda or idiot .
    Po te beje nje pyetje : pse ua le makinen habilajve kur e dije se kush ishin?

  3. PO PSE PYETJE ESHTE KJO AI DUHET TE HETOHET I PARI MBI 20 DEPUTET KRIMINEL MBI 10 KRYEBASHKIAK KRIMINEL MBI 10 MINISTRA TE PERZIER NE SKANDALE KORRUPSION . DHE KY KRYETARI I KETYRE KA QENE NENE DREJTIMIN E KETI KANE QENE NENE URDHERAT E TIJ KANE QEN.

  4. A nuk eshte e mjaftushme tani qe Tahiri te mos gjykahet ne gjendje lere , por ne arrest???? Po denohen njeres per 20000 lek te oshe….

  5. Sajmir Tahiri e ka kuptuar mire e qarte se cili/cilet fshihen pas gjasme drejtesise!Foli per Radaret,foli per biletat e hotelit qe nuk i kalonte 140 euro dhe ata qe shpenzojne 900 euro(Mazniku,nenkretari i Bashkise Tirane),foli per shumat e ml eurove per te cilat duhet te hetohet edhe Edi Rama !Ndjehet i braktisur dhe flet me kode per maskaranjte e tjere….!Eshte banda e Erion Velise qe i ka bere gjemen dhe kthyer kunder edhe Ramen,qe nuk e ka per gje te braktise produkt e Tij!

  6. “- Bjerini shkurt, c’kerkoni nga une?
    – Asgje. Ju thirra vetm qe t’ju kerkoj ndjese per gjithcka ndodhi. Dhe ja ku po u them se nga ky cast jeni e lire. Po, po, e lire. Jashte ju pret edhe Gjergji, te cilin gjithashtu e liruam. Natyrisht, mbasi na dha ato pak informata qe na duheshin. Si? Nuk e besoni? Ja – ketu i kam te gjitha. Prej jush kerkojme vetem ndonje gje te vogel qe ai mund te kete harruar….
    – Zoteri, jepini fund komedise tuaj. Nje poshtersi te tille mund ta bejne vetem larot tuaj, por jo Gjergji. Komunisti eshte i gatshem te sakrifikoje cdo gje, edhe jeten……”

    (“Njesiti gueril” 1969)

  7. Kjo stërzgjatje e hetimit të Tahirit, është bërë enkas për ta nxjerrë ate të pafajshëm.
    Edhe po të mos kishin dalë në dritë lidhjet e tij me Habilajt, edhe po të mos kishte bërë oficeri i antimafies Zagani denoncimet e tij, a nuk do të kishte mjaftuar fakti që gjatë mandatit të Tahirit si ministër i mbrendshëm, Shqipëria u bë kampione europiane e kultivimit e trafikut të drogës e krerët e policisë të përzgjedhur prej tij janë akuzuar se kanë bashkëpunuar me bandat e mafies së drogës ?
    Po dëgjoj në mediat të komentohet se prokurorët “nuk kanë prova” për të vërtetuar fajësinë e tij.
    Në dosjen e përgjimeve të zgjedhjeve lokale në Dibër, dëgjohet shkoqur e kjartë Tahiri, bile me gjuhë të ndyrë rugaçërore që përgëzon mvartësin e tij komisar policie se ka siguruar vota me dhunë.
    Ja po e marim si jo fort të sigurtë përgjimin e Habilajve ku thuhet se Tahiri merte 20 milionë euro nga bandat që ndihmonin për zgjedhje.
    Po përgjimin e Tahirit me ndërhyrjet e zgjedhjeve në Dibër ka që në vitin 2016 që e ka pasur në dorë prokuroria, përse nuk figuron si provë në këtë hetim zeri i tij origjinal ?
    Kanabizimi i gjithë Shqipërisë ishte një ngjarje e rëndë kriminale që ngarkon me faj në rradhë të parë ministrin e mbrendshëm, e bashkë me te edhe shefin e tij Rama.
    Me trafikun e drogës nuk bëhet fjalë vetëm për disa miliona para të ndyra si ato të PPP, por për disa miliarda euro. Akoma më e rëndë është vjedhja e votave me këto para të ndyra, apo përdorimi i policisë në këtë punë të ndyrë e me të dy këto ndyrësi, është i lidhur emri i Tahirit të cilin Rama akoma edhe sot e nxjerr të pafajshëm në deklaratat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *